14.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, 17 mijë raste në javë

Gripi, 17 mijë raste në javë

Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se qarkullimi i gripit është i nivelit mesatar dhe është i përhapur në mbarë vendin.

Por pavarësisht shifrave të larta ISHP nuk e konsideron epidemi gripi, sepse infeksionet javore duhet të arrinin mbi 21 mijë që të quhet e tillë.

“Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, por nuk është epidemi është një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën, ka mbizotërim të qarkullimit të gripit kundrejt Covid. Që nga foshnjat e vogla disa muajshe deri  te moshat më të rritura të popullatës. I gjithë spektri moshor i popullatës janë të prekur nga gripi. Rreth 117 mijë raste me infeksione respiratore ku  përfshihet edhe gripi”, shprehet për Klan News epidemiologu Artan Simaku.

Sipas tij, pritet që pas 10 ditëshit të parë të shkurtiti të nisi ulja e rasteve.

“Jemi në majë të kurbës. Prej dy javësh jemi në pikun e qarkullimit të gripit. Nga eksperienca e viteve të kaluara trendi i rënies fillon  pas javës së dytë të muajit shkurt”.

LEXO EDHE: Gripi, piku parashikohet në fund të janarit/ Merr “Teleshëndet” e komuniko me mjekun kur të duash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat