13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjavë për ski në Shqipëri apo rajon? Ja çfarë duhet të keni...

Fundjavë për ski në Shqipëri apo rajon? Ja çfarë duhet të keni me vete

Dëbora e parë ra dhe mijëra qytetarë të Shqipërisë pritet ti drejtohen destinacioneve turistike dimërore për të kaluar fundjavën.

Jo vetëm Dardha në Korçë, por edhe Voskopoja, Razma, Boga, Thethi dhe Valbona janë kthyer në destinacione që joshin gjatë gjithë vitit, ndërsa gjatë fundjavave, këto destinacione i gjen të populluara.

Pa harruar Kosovën dhe pikat e saj turistike të Prevallës dhe Brezovicës, Maqedonia e Veriut me Mavrovën apo Mali i Zi me Kolashinin.

Këto janë destinacionet më të preferuara për shqiptarët gjatë stinës së dimrit e kryesisht kur ka dëborë.

Por kujdes! Çdo udhëtim mbart risqet e tij ndaj para se të niseni siguroni që keni me vete gjithçka ju duhet.

Nëse udhëtoni jashtë Republikës së Shqipërisë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut apo Greqi, duhet të dini se rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit DUHET të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE: Lajm i mirë për qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, “Karton Jeshil”15-ditor për vetëm 15 euro

“SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të rajonit dhe Europës

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mbeteni me automjetin tuaj jashtë funksionit, në mes të katër rrugëve, në një vend të panjohur e ku askush nuk ju vjen dot në ndihmë? Mbi të gjitha kur ndodhemi jashtë vendit.

Por nëse më parë një ngjarje e tillë do shkaktonte panik dhe ankth, sot çdo gjë është ndryshe.

Falë “SIGAL UNIQA AutoSOS”, shërbimi më i ri i hedhur në treg nga kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, ju do të keni gjithmonë me vete një mekanik.

Për çdo problem me automjetin tuaj, në rajon dhe në Europë, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  • Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

“TELESHËNDET”, MJEKUN ME VETE 24 ORË EDHE JASHTË SHQIPËRISË

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.

Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

Produkte të tilla, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve tanë, edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve jo vetëm në shifra por edhe në perceptimin qytetar.

Ju shijoni udhëtimin, për të tjerat mendon SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje, shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat