18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO+EMRAT/ Aksident tragjik në Itali, vdesin tre të rinj. Dy prej tyre...

FOTO+EMRAT/ Aksident tragjik në Itali, vdesin tre të rinj. Dy prej tyre shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Portogruaro, në provincën e Venecias në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dalja nga rruga i mori jetën 3 të rinjve, 2 prej tyre shqiptar. Ndërsa viktimë mbeti edhe një 21 vjeçare italiane.

Altin Hoti (në të majtë), Giulia Di Tullio dhe Egli Gjeci (në të djathtë)

Në zonën e njohur si Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00 makina tip BMW e zezë që drejtohej nga 22 vjeçari nga Kosova, Altin Hoti, pas daljes nga rruga, ka përfunduar në lumin Reghena.

Zjarrëfikësit kontrolluan kanalin për të përjashtuar praninë e personave të tjerë në makinë, pasi fillimisht u dyshuar për një pjestar tjetër në makinë.

Mediat në vendin fqinj shkruajne se makina u lidh dhe u tërhoq me trupat e viktimave ende brenda.

Prokurori i rastit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.

Mjeti ishte në pronësi të Altin Hotit. Gjashtë muaj më parë ai kishte humbur vëllanë në një tjetër aksident tragjik, në të njëjtën zonë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat