10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeFOTO/ Toyota C-HR, një mrekulli e teknologjisë hybrid

FOTO/ Toyota C-HR, një mrekulli e teknologjisë hybrid

Do donit një makinë që i reziston kohës, e fortë, komode dhe për më tepër me 10 vite garanci?

Toyota H-CR, modeli që përshkruan më së miri teknologjinë hibride, është makina që do dëshironin të gjithë.

DREJTIMI, SIGURIA AKTIVE DHE DINAMIKA E DREJTIMIT:

  • Toyota C-HR është mjeti i parë në segment që ofron teknologjinë hibride!
  • FULL HYBRID benzinë – elektrike me sistem Hybrid Synergy Drive, që integron motorin e benzinës 1.8-litër ose 2.0-litra dhe motorin elektrik
  • Transmision elektronik vazhdimisht i ndryshueshëm (E-CVT)
  • 4 modalitete drejtimi: EV / NORMAL / ECO / SPORT
    – Modaliteti EV operon automatikisht në të gjitha Toyota hibride. Nën 50 km/h (në drejtim, shpejtësi konstante, ulje shpejtësie ose ndalim) sistemi hibrid në mënyrë të padukshme ndez dhe fik motorin e benzinës, duke përdorur motorin elektrik si fuqinë kryesore të drejtimit – pothuajse pa zhurmë, pa konsum karburanti dhe zero emetime të CO2. Deri në 50% të kohës në lëvizjet urbane, Toyota hybrid përdor fuqinë elektrike, e cila rezulton në një konsum shumë të ulët të karburantit. Kur modaliteti EV aktivizohet manualisht, sistemi hibrid përdor të tërë potencialin e energjisë elektrike (qoftë para se bateria hibride të jetë e ulët, ose shoferi kërkon përshpejtim maksimal).
    – Modaliteti NORMAL është standart dhe mundëson balance optimale ndërmjet eficiencës dhe fuqisë.
    – Modaliteti ECO redukton ndjeshmërinë e përshpejtuesit (gazit) për një drejtim eficient dhe sistemi i kontrollit të klimës fillon të punojë në mënyrë më eficiente.
    – Modaliteti SPORT rrit ndjeshmërinë e përshpejtuesit (gazit) dhe sistemi hibrid përshtatet per një drejtim sportiv.

SI PUNON TOYOTA C-HR HYBRID:

1) Ndezja, Fikja: Në ndezje Toyota C-HR Hybrid furnizohet menjëherë me fuqi nga motori elektrik.

2) Kushte normale të drejtimit: Në shpejtësitë mbi 50 km/h futet në punë motori shumë i avancuar dhe eficient i benzinës, pothuajse pa zhurmë, por përsëri asistohet nga motori elektrik kur kërkohet. Nëpërmjet shpërndarjes pothuajse perfekte të dy burimeve të energjisë, sistemi hibrid siguron një komfort të veçantë drejtimi – shoqëruar me emetime dhe konsum të ulët.

3) Përshpejtimi (akselerimi) i plotë: Përshpejtoni fuqishëm dhe motori elektrik menjëherë mbështet motorin e benzinës ngjashëm me një “turbocharger”. Kjo mundëson një fuqi elektrike në të katër rrotat për të siguruar përshpejtim të shpejtë, linear dhe të fuqishëm në shpejtësinë maksimale të automjetit. Reagimi i menjëhershëm dhe elasticiteti i automjeteve hibride gjatë parakalimit janë spektakolare!

4) Ngadalësimi, Ndalimi, Frenimi: Kur ngadalësoni ose jeni duke ndaluar, sistemi hibrid fik motorin e benzinës dhe i kthen të dy motorët elektrikë ne frena elektromagnetike dhe gjenerator. Duke bërë këtë gjë plotëson frenimin dhe përdor energjinë kinetike të mjetit (të cilën automjetet e tjera e humbasin përmes nxehtësisë) duke e kthyer atë në energji elektrike dhe e ruajnë atë në baterinë hibride. E njejta energji e përftuar përdoret më pas për të vënë në lëvizje makinën. Kjo është arsyeja se pse mjetet Toyota plotësisht hibride janë më eficiente, frenojnë më mirë dhe nuk kanë nevojë për karikim në sistemin elektrik. Gjeniale dhe eficiente!

Pjesa e brendshme

  • Kontroll automatik i klimës me 2 zona
  • Xhamat e parë dhe të pasëm elektrikë
  • Timon i veshur me lëkurë me butona të kontrollit të audios dhe klimës, komanda për telefonin, ekranin multi-informacion, Toyota Safety Sense dhe limitatorin e shpejtësisë.
  • Timon i rregullueshëm në lartësi dhe thellësi
  • Sinjalizues për sinjalet e kthimit
  • Mbyllje qendrore në distancë
  • Mbështetëse anësore më të larta dhe më të theksuara për sediljet (me mbështetëse anësore të veçanta për shpinën)
  • Frenat e dorës elektrike
  • Ndriçim ambiental
  • Ndriçim i brendshëm dhe në bagazh
  • Ndriçim në momentin e hyrjes dhe daljes nga makina.
  • Drita mjegulle para
  • Sediljet e para me rregullim manual (sedilja e shoferit me rregullim në lartësi)
  • Leva e marshit e veshur me lëkurë
  • Sediljet e pasme me palosje dhe raport ndarje 60:40 me anë të tërheqjes së një leve (sistem Toyota Easy Flat)
  • Mbulesë e çmontueshme në pjesën e bagazhit
  • Mbështetëse krahu për sediljet e para me hapësirë magazinimi
  • Kuti magazinimi në kroskot
  • Dy mbajtëse gotash për sediljet e para
  • Prizë 12V/120W për sediljet para
  • Ekran TFT multifunksional 4.2“
  • Tapiceri tekstile e zezë
  • Tavan me tapiceri tekstile të zezë
  • Airbag në pjesën ballore dhe anësore për shoferin dhe pasagjerin si dhe airbag anësor perde për rreshtin e parë dhe të dytë

Pjesa e jashtme

  • Disqe alumini 17″ me goma 215/60 R17
  • Gomë rezervë e përkohshme
  • Drita dite automatike LED me funksion “Follow-me-home”
  • Rregullim në lartësi i ndriçimit përpara
  • Pasqyrat anësore në ngjyrën e mjetit, elektrike, me ngrohje dhe me sinjale të integruara
  • Fshirëset e para dhe të pasme me intervale të programueshme
  • Ngrohje e xhamit të pasëm me fikje automatike
  • Bisht (spoiler) i pasëm tip skelet me dritë frenash të integruar
  • Dorezat e dyerve dhe bumperat në ngjyrën e mjetit
  • (ASL) Limitator shpejtësie i adaptueshëm
  • Xhamat e pasëm me nuancë jeshile me mbrojtje UV,dhe mbrojtje termike.

LEXO EDHE: 10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe, 6 prej tyre janë Toyota

Audio, Komunikimi dhe Informacioni

Sistem multimedial Toyota Touch 2 me Apple Car Play dhe Android Auto:

  • Ekran me prekje dhe ngjyra 8″ me rezolucion të lartë
  • Ekran për kameran e pasme të parkimit me vija drejtuese
  • 6 altoparlantë
  • Radio FM / AM
  • Porta USB dhe Audio për lidhje iPod® dhe MP3
  • Kontroll i plotë iPod dhe MP3 player nëpërmjet ekranit me prekje
  • Lidhje Bluetooth 3®, shkarkim automatik i listës së kontakteve, muzikës dhe telefonatave “hands-free”
  • Si pasojë e dixhitalizimit Toyota Touch 2 suporton vetëm media audio dixhitale (Smartphone, USB, MP3)

Ku mund ta gjeni në Shqipëri?

“Toyota Albania ALTO Sh.p.k” është përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri, i vetmi distributor me 10 vite garanci për çdo automjet që shet.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Për më shumë informacione:

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5

Webwww.toyotaalbania.al  

Cel: 069 20 81 552

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat