15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ "Në lule të rinisë", humb jetën vajza e ish-deputetit

FOTO/ “Në lule të rinisë”, humb jetën vajza e ish-deputetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo.

Vetë ish-deputeti në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva.

Ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat