10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondet private të pensioneve/ Ndërmjetës, vetëm bankat e huaja

Fondet private të pensioneve/ Ndërmjetës, vetëm bankat e huaja

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë projektrregulloren për fondet e pensioneve private, ku detajohet mënyra e funksionimit të këtyre fondeve.

Një ndër detajet që vërehet është përcaktimi se depozitari, ndërmjetësi që do të kryejë transaksionet midis shoqërisë dhe anëtarëve të fondet, duhet të jetë vetëm një bankë ose degë e një banke të huaj.

Sigurisht, ajo do të duhet të licencohet pranë AMF-së si depozitar, që do të ruajë llogarinë financiare të anëtarëve.

Bankës i ndalohet të përdorë asetet e individëve të fondit, siç përdor ato të klientëve të vet. Ndërsa fondet do të administrohen nga shoqëritë që kanë marrë ose do të marrin licencën për këtë shërbim.

Për të marrë një licencë, pr/rregullorja thekson se duhet të përmbushen kriteret e përcaktuara nga AMF, që kanë të bëjnë me kapitalin, gjendjen financiare, aftësitë menaxheriale dhe shkeljet ligjore.

Shoqëria duhet të paraqesë në aplikim një plan 5-vjeçar se si parashikon ta ndërtojë dhe menaxhojë fondin me asete si edhe analizën e riskut. Aty duhet të përcaktohet dhe personi kyç, që do të drejtojë fondin.

Në rast shkeljes, AMF i heq licencën e operimit edhe shoqërisë së fondit edhe depozitarit.

Fondi i pensionit privat është një grup i veçantë aktivesh, ku pronarë janë anëtarët me pronësi individuale, sipas kuotave.

Sipas ligjit të miratuar pak javë më parë në Parlament, fondi i pensionit privat mund të jetë i hapur ose i mbyllur. I hapur është ai që krijohet nga shoqëria administruese dhe mund të përfshihet kushdo. Fondi i mbyllur është ai që krijohet nga një/disa punëdhëns, një entitet, sindikatë, shoqatë etj ku përfshihen vetëm të punësuarit apo anëtarët e këtyre subjekteve.

LEXO EDHE: Taksë “free”/ Ponari: Ja pse pensioni privat i shërben bizneseve dhe punonjësve të tyre

Ndër ndryshimet më kryesore në ligjin e ri është ai i uljes së kostos administrative në 2.5% nga 3% që ishte dhe rritja e vlerës së patatueshme. Po ashtu, pagesat që merr anëtari i fondit privat, nuk do të tatohen më si e ardhur personale, por do të tatohen vetëm për kthimin nga investimi, norma mbetet 15%.

Zhvillimi i pensioneve private, që njihet si Kolona II, ka qenë prej kohësh kërkesë e siguruesve privatë, por edhe përfaqësuesve të qeverisë. Përshpejtimi i krizës demografike; emigrimi dhe lindshmëria e ulët, bënë që ky aspekt të kalojë në fokusin parësor të qeverisë.

Prej disa kohësh, skema e pensioneve në Shqipëri po financohej kryesisht nga shteti pasi kontributet e punonjësve ishin shumë më të ulëta se numri i pensionistëve.

Sipas të dhënave për periudhën deri në dhjetor 2023, totali i aseteve neto të fondeve të pensionit privat arriti në rreth 6.48 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve rezultoi rreth 38 me një rritje prej afro 5.5% krahasuar me fundin e vitit 2022.

LEXO EDHE: Pensionet Private gjatë 9-mujorit 2023/ “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, mbetet zgjidhja e parë për qytetarët dhe bizneset

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat