17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFatkeqësitë natyrore në rritje/ Greqia e bën me detyrim sigurimin për bizneset....

Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Greqia e bën me detyrim sigurimin për bizneset. Çfarë parashikon projektligji

Sigurimi i detyrueshëm i kompanive të mëdha për rrezikun e fatkeqësive natyrore dhe vendosja e gjobave të rënda për ato kompani që nuk zbatojnë ligjin.

Këto janë disa prej parashikimeve të në një projektligj të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi, i cili është dorëzuar tashmë për konsultim publik.

Projektligji përcakton gjithashtu forcimin e kuadrit ekzistues të ndihmës shtetërore, me dhënien e masave më efektive për zbutjen dhe përballimin e pasojave materiale të fatkeqësive të ndryshme natyrore.

Përsa i përket sigurimit të detyrueshëm të bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, projektligji specifikon në mënyrë të veçantë:

  • Bizneset me të ardhura bruto vjetore, gjatë vitit të kaluar tatimor, mbi 2,000,000 euro janë të siguruara detyrimisht ndaj zjarrit, përmbytjeve dhe tërmeteve.
  • Sigurimi mbulon të paktën rrezikun e dëmtimit material të objekteve të ndërtesave në pronësi private, si dhe të aseteve të tjera të biznesit, si pajisjet, lëndët e para, mallrat, kamionët dhe makinat për përdorim profesional, mjetet e prodhimit dhe produktet e magazinuara. dhe për të paktën 70% të vlerës së të gjitha aseteve të sipërcituara
  • Nëse nuk respektohet detyrimi i sigurimit, shoqërisë i shqiptohet një gjobë administrative prej 5,000 eurosh. Ndërmarrja përgjegjëse duhet që brenda 30 ditëve nga njoftimi i aktit të vendosjes së gjobës të bëjë sigurim, në të kundërt gjoba vendoset në dyfishin e shumës së vendosur fillimisht.
  • Bizneset e siguruara përjashtohen nga çdo grant i ndihmës shtetërore për dëmin material të aseteve të tyre, në rast dëmtimi, duke përfshirë përfitimin e strehimit.

Shteti fqinj jugor ka qenë një ndër më të goditurit vitet e fundit nga fatkeqësitë natyrore si zjarre, përmbytje apo tërmete.

Sipas Shoqatës së Siguruesve në Greqi, efektet e fatkeqësive natyrore në Greqi, në periudhën 1993-2023, kanë qenë shkatërrimtare.

Duke u bazuar në 51 ngjarje katastrofike, për të cilat janë paguar 51,127 dëmshpërblime, vlera prej tyre ka arritur në 968.5 milionë euro.

Nga të dhënat e grumbulluara deri tani, vlerësohen si më të rëndësishmet:

  • Zjarret në pyje janë është shkaktari më i madh i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
  • Dëmi mesatar nga zjarri në pyje është dyfishi i dëmit mesatar nga përmbytjet.
  • Bazuar në humbjet totale, ndikimi ekonomik tek bizneset është dukshëm më i madh se ndikimi në banesa.
  • Dëmi mesatar i bizneseve është 7 herë më i madh se ai i banesave.
  • Sa i përket përmbytjeve, dëmi mesatar i bizneseve është 11.2 herë më i madh se ai i banesave.
  • Si pasojë e zjarreve në pyje, dëmet në banesa janë më të larta në krahasim me ato në biznese.
  • Përqindja e pjesëmarrjes në dëme për shkak të zjarrit në pyje arrin në 50.5% për të gjitha banesat. Për bizneset është 11.9%.

LEXO EDHEVIDEO/ Stuhi dhe breshër, si të mbrojmë pronën dhe makinën nga fatkeqësitë natyrore?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat