15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreFacebook dhe Instagram me pagesë në Europë? Ja tarifa që përflitet

Facebook dhe Instagram me pagesë në Europë? Ja tarifa që përflitet

Gjigandi i mediave sociale, Meta, po mendon të vendosë çmim për përdorimin e platformave Instagram dhe Facebook, të paktën për Europën.

Zyrtarët e Meta kanë dorëzuar planin me rregullat për privatësinë në Irlandë, tek rregullatorët e konkurrencës digjitale në Bruksel, si dhe tek rregullatorët e privatësisë së BE-së.

Aty përmendet një tarifë mujore prej 14 dollarësh, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Para një muaji Meta ishte një ndër kompanitë që u quajt si ‘portier’ në BE, përshkak të aksesit në të dhënat e përdoruesve dhe shkeljeve në platformë.

Meta po planifikon të tarifojë përdoruesit europianë rreth 10 euro për një abonim mujor në Facebook ose Instagram si dhe me rreth 6 euro të shtuara për çdo llogari shtesë.

Për më tepër, çmimi i abonimit do të shkonte në afërsisht 13 euro në muaj në pajisjet celulare, sepse Meta do të merrte parasysh komisionet e ngarkuara nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google për pagesat brenda aplikacionit.

Meta u tha rregullatorëve se po planifikon të nxjerrë planin e abonimit pa reklama – SNA për përdoruesit europianë në muajt e ardhshëm, duke u dhënë përdoruesve zgjedhjen midis vazhdimit të aksesit në Facebook dhe Instagram me reklama të personalizuara ose pagesës për shërbimet e tyre pa asnjë reklamë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse rregullatorët në Irlandë apo Bruksel do ta gjykojnë planin e ri SNA të Metës në përputhje me rregulloret e BE-së.

Një zëdhënës i Meta tha se kompania beson në shërbimet falas të cilat mbështeten nga reklama të personalizuara, por është e hapur për të eksploruar opsione për t’u pajtuar me ‘kërkesat rregullatore në zhvillim’.

Sipas vlerësimeve të Meta, kompania kishte rreth 258 milionë përdorues mujor të Facebook dhe 257 milionë Instagram gjatë gjysmës së parë të 2023.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat