22.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Virozë e rrezikshme në qarkullim', mjekët: Prek traktin tretës, zgjat më shumë...

‘Virozë e rrezikshme në qarkullim’, mjekët: Prek traktin tretës, zgjat më shumë se të tjerat/ E keni shërbimin “TeleShëndet”?

Një virozë që po prek traktin tretës po manifestohet me shenja më intensive se normalisht dhe kërkon më shumë kohë për tu rikuperuar po qarkullon në vend këtë vjeshtë.

Mjekët e familjes tregojnë se po përballen me raste të shtuara pacientësh dhe të sëmurët janë nga foshnja deri tek të moshuar.

“Manifestohet me të vjella, dobësi të forta trupore dhe djersë profuze, gjendje që e afekton pjesën fizike të pacientit dhe përjetimi është i fuqishëm. Nuk janë raste të padominueshme, por kohëzgjatja është më e madhe, nuk eshte 3-4 ditë si jemi mësuar, mund të zgjasë 1 javë deri 10 ditë. S’mund të themi që janë raste Covid ndoshta mund të jenë forma të mutuara as këtë nuk mund ta themi. S’mund të themi cili është virusi, është pjesë e ISHP për ta izoluar dhe përcaktuar“, thotë për Abc News Bruna Shiroka, drejtoreshë e qendrës shëndetësore nr 3, Tiranë.

Në qarkullim gjithashtu janë dhe viroza të stinës ndërsa koronavirusi po shton numrin e të infektuarve.

Prandaj bluzat e bardha apelojnë për të mos u vetëmjekuar dhe për të mbajtur kontakt me mjekun.

“Çdo shqetësim është mire të ballafaqohet me mjekun e familjes se dhe ndërhyrja që në fillim me ato mundësi që mjeku posedon, kemi mundësi të ndërhyjmë të mbajmë në nivel sa më të ulët shfaqen e komplikacioneve dhe të shkurtojmë kohëzgjatjen e sëmundjes”.

PSE JU DUHET “TELESHËNDET”

Për të shmangur dyndjen në spitale mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos i drejtohen menjëherë urgjencës që në ditët e para por vetëm në rastet kur viroza zgjat për më shumë se tri ditë.

Dhe për këto raste, çdo familje duhet të ketë në një prej celularëve të anëtarëve të saj shërbimin “TeleShëndet”, i cili tashmë është i preferuari nga mijëra qytetarë shqiptarë.

Çfarë është TeleShëndet?

“TeleShëndet” është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron janë:

  • Këshillim me mjek 24 orë të ditës, 7 ditë të javës (brenda dhe jashtë Shqipërisë)
  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
  • Merrni një recetë mjekësore online
  • Përfitoni zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet

Ky shërbim ofrohet në disa paketa, për të gjitha grupmoshat dhe me një pmim simbolik.

Ky shërbim është unik për Shqipërinë dhe ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve e cila e sjell për të qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor

Për më çdo pyetje mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: Kompania që paguan më shumë dëme/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë për Sigurimin Privat të Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat