2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro vazhdon rënien, Dollari dhe Franga zvicerane forcohen

Euro vazhdon rënien, Dollari dhe Franga zvicerane forcohen

Dollari amerikan vijon edhe këtë mëngjes të mbetet në ‘podium’ përballë monedhës vendase teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje dhe vijon të qëndrojë e fortë përballë Lekut duke u blerë mëngjesin e sotëm me 121.8 lekë dhe duke u shitur me 122.9 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik edhe pse ka shënuar rritje të lehtë të kuotës këtë të enjte qëndron ende i dobët në tregun valutor teksa blihet sot me 128.6 lekë dhe shitet 131.5 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Euro mbetet e dobët në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me dje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat