25.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Është kryer gabim deri më tani”, Kushtetuesja rrëzon mënyrën e llogaritjes së...

“Është kryer gabim deri më tani”, Kushtetuesja rrëzon mënyrën e llogaritjes së kamatëvonesave të kredive

Për të mobiluar shtëpinë, blerë makinë apo për të tjera nevoja një qytetar merr kredi në bankë apo subjekte të tjera që japin borxhe me interesa.

Sigurisht duke firmosur dokumente e pranuar kushtet, huamarrësi lë edhe një garanci e më pas nis të paguajë këstet. Por pas ca muajsh gjendja financiare vështirësohet ndërsa pagesa e kredisë pamundësohet.

LEXO EDHE: Shtrenjtohen kreditë, rritja e normës së interesit rrezikon likuiditetin e kredive

Huadhënësi i ngarkon kamat-vonesa si të ishte kredi tregtare, e pasi qytetari vijon të mos paguajë çështja shkon në gjykatë.

Më pas huadhënësi nëpërmjet përmbaruesit i sekuestron garancinë që ka lënë kur ka marrë kredinë që mund të jenë të ardhura të tjera vetjake apo pasuri të personave të tjerë.

Sigurisht që nga rasti në rast skema ndryshon, ndërsa të gjithë ata që u është dashur të përplasen dyerve të gjykatave kanë një të përbashkët: Përllogaritja e kamat-vonesave si pasojë e mospagimit në kohë të kësteve të kredive konsumatore është kryer gabim deri më tani, ndaj lipset nevoja për ndryshme.

Në këtë përfundim arrin Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura nga Gjykata Civile e Tiranës.

Për ekspertë të ekonomisë, rregullimi ligjor do u ofrojë gjithashtu më shumë siguri qytetarëve duke nxitur kredi-marrjen e shtuar aktivitetin ekonomik në vend.

Gjykata Kushtetuese kërkon që vendimi të publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare, ndërsa më pas Kuvendi do të ketë 6 muaj kohë që të plotësojë ligjin.

LEXO EDHE: Kush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat