9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetErë e fortë në Milano, shemben pemë dhe çati. Ka edhe të...

Erë e fortë në Milano, shemben pemë dhe çati. Ka edhe të plagosur

Moti i keq në Itali me erëra të forta deri në 90 km në orë ka shkaktuar dëme, duke rrëzuar pemë dhe çati dhe dhjetëra të lënduar.

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur rëndë për shkak të rrëzimit të një peme në Milano, teksa ishin duke ecur në Piazza della Libertà.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, ndërkohë që 64-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse 66-vjeçarja është plagosur me trauma në shpinë dhe në gju.

Sipas ekipit të Zjarrfikësve italianë janë raportuar dhjetëra të lënduar lehtë pas rënies së disa pemëve në makina, ndërsa një 35-vjeçar ra në kantierin ku punonte.

Mediat italiane raportojnë edhe për një fermer të lënduar për shkak se u godit nga dy pemë.

Lexo edhe: Moti ekstrem i ka kushtuar Europës 500 miliardë euro dhe ka vrarë 142 mijë persona në 40 vjet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat