7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti ekstrem i ka kushtuar Europës 500 miliardë euro dhe ka vrarë...

Moti ekstrem i ka kushtuar Europës 500 miliardë euro dhe ka vrarë 142 mijë persona në 40 vjet

Valët e të nxehtit, përmbytjet dhe moti tjetër ekstrem kanë vrarë 142,000 njerëz në Europë gjatë 40 viteve të fundit dhe i kanë kushtuar ekonomive europiane më shumë se 500 miliardë euro, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA), e cila ka selinë në Kopenhagen, kërkoi strategji më të mira për trajtimin e motit ekstrem si në nivel individual ashtu edhe në atë pan-europian dhe vuri në dukje se vetëm në 1/4 e rasteve dëmi ishte i siguruar.

Lexo edhe: Ndryshimet klimatike/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë gjatë vitit 2022, masat që duhen marrë

Të ashtuquajturat ‘ngjarje klimatike’, të cilat përfshijnë valët e të nxehtit, por edhe të ftohtit, thatësirat dhe zjarret në pyje, përbëjnë 93% të numrit total të vdekjeve dhe 22% të dëmeve financiare.

Përmbytjet ishin fatkeqësitë më të kushtueshme në aspektin financiar, ndërkohë që arritën në 44% të faturës totale, përpara stuhive me 34%.

Disa ngjarje shumë serioze përqendrojnë pjesën më të madhe të bilancit: 3% e fatkeqësive të identifikuara janë kështu përgjegjëse për afërsisht 60% të kostos financiare për periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2020.

Vetëm një valë e nxehtë e vitit 2003 shkaktoi vdekjen e rreth 80,000 njerëzve në 32 vendet europiane të studiuara, duke përfshirë 27 anëtarët e Bashkimit Europian, si dhe Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Globalisht, Organizata Botërore Meteorologjike vlerëson se numri i fatkeqësive të lidhura me motin është rritur gjatë 50 viteve të fundit, duke shkaktuar më shumë dëme materiale, por më pak vdekje.

Për Europën, EEA vlerëson se të dhënat e 40 viteve të fundit nuk lejojnë të konkludohet me siguri se këto fenomene janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike si pasojë e dëmtimeve shumë të parregullta në varësi të vitit, por se rreziku do të rritet shumë në të ardhmen e afërt.

Lexo edhe: Ngricat dëmtojnë serat e sapombjella, Shqipëria nivelin më të ulët të sigurimit bujqësor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat