15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEmiratet e Bashkuara Arabe, çmimet e siguracionit TPL rënie deri në 30%...

Emiratet e Bashkuara Arabe, çmimet e siguracionit TPL rënie deri në 30% gjatë 2021

Normat e primit të sigurimit motorik gjithëpërfshirës dhe TPL në Emiratet e Bashkuara Arabe ranë nga 20% në 30% gjatë vitit 2021 krahasuar me vitin 2020, sipas Shoqatës së Sigurimeve të Emirateve.

Drejtuesit e kompanive të sigurimeve ia atribuojnë këtë fakt konkurrencës së ashpër midis 48 kompanive të sigurimit që ofrojnë sigurime motorike nga një total prej 60 siguruesish që operojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Disa sigurues kishin ulur normat e primeve nën nivelet teknike, me synimin për të rritur likuiditetin dhe për të rrëmbyer pjesën e tregut, thotë ndër të tjera Bassam Adib Chilmeran, CEO i Kompanisë së Sigurimeve Al-Wathba.

Konkurrenca u intensifikua në tremujorin e fundit të 2021 pasi siguruesit u përpoqën për të grumbulluar sasinë më të madhe të mundshme të likuiditetit, e cila do të pasqyrohet në pasqyrat financiare vjetore për vitin, sipas një raporti të Al-Ittihad.

Mahmoud Hassoun, CEO i First Insurance Brokers, thotë se tarifat e sigurimit motorik aktualisht variojnë midis 1.3% dhe 1.6% të vlerës së një autoveture me një minimum prej 1,050 AED (286 dollarëa merikanë).

Ai shton se shumica e kompanive të sigurimeve motorike ofrojnë polica me çmime afër limiteve minimale të përcaktuara nga Autoriteti i Sigurimeve.

2022

Megjithatë, sa i përket vitit 2022 normat e primeve pritet të rriten gradualisht .

Autoritetet rregullatore kanë përcaktuar disa rregullore për të garantuar integritetin e praktikave konkurruese në një mënyrë që mbështesin sektorin dhe të garantojnë qëndrueshmërinë e tij.

*TPL është Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta

Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat