10.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkspertët gjermanë: Pse po rriten infektimet në vendet me shifra të larta...

Ekspertët gjermanë: Pse po rriten infektimet në vendet me shifra të larta të vaksinuarish?

Izraeli u pa shpejt në pararojë kur erdhi puna te vaksinimi. Ndërkohë atje janë vaksinuar plotësisht 58.4 përqind e popullatës (deri në 19 gusht 2021), por numri i infektimeve po rritet me shpejtësi edhe atje.

Sipas OBSH-së, në Izrael u raportuan kohët e fundit 1,267 infeksione të reja me korona në Izrael (që nga 19 gusht 2021).

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

Por si mund të jetë kjo pavarësisht nga niveli i lartë i vaksinimit?

Numri i njerëzve në mbarë botën që ende nuk janë vaksinuar vazhdon të jetë relativisht i lartë, shpjegon Berit Lange, Shefe e Epidemiologjisë Klinike në Departamentin e Epidemiologjisë në Qendrën Helmholtz për Studimin e Infeksioneve në Braunschweig. Variante virusi si Delta, që transmetohen më lehtë, kanë çuar në rritjen e numrit të infeksioneve“, thotë Lange në një intervistë për DW.

Sipas Institutit Robert Koch, në mënyrë që të kontrollohet dhe përmbahet vërtet procesi i infektimeve kërkohet një shkallë shumë e lartë e vaksinimit. Të paktën 85 përqind e dymbëdhjetë deri në 59 vjeçarëve dhe 90 përqind e moshave mbi 60 vjeç duhet të vaksinohen plotësisht, për të qenë në gjendje të kontrollohet situata e koronas vetëm në Gjermani – veçanërisht në lidhje me variantin Delta të virusit. Në kombinim me masat higjienike dhe me kontakte pak të reduktuara, nuk pritet të ketë një rritje të madhe të zënies së shtretërve të kujdesit intensiv me pacientët me korona në vjeshtë/dimër, sipas raportit të korrikut të RKI.

Asnjë nga vaksinat e miratuara deri tani nuk siguron 100% mbrojtje kundër infektimit me korona – këtë e kanë treguar studimet që nga futja e vaksinimeve. Njerëzit e vaksinuar me sëmundje të mëparshme, në veçanti mund të infektohen, megjithëse me një rrezik të ulët.

Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mbrohet në mënyrë efektive nga një rrjedhë e rëndë e infeksionit korona,” thekson Gernot Marx, President i Shoqatës Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekimin Emergjent (DIVI), në një intervistë për DW. Në Gjermani pothuajse nuk ka pacientë të kujdesit intensiv, të cilët të kenë qenë të vaksinuar plotësisht më parë.

Prandaj, vaksinimet vazhdojnë të mbrojnë njerëzit e vaksinuar plotësisht nga një rrjedhë e rëndë; ato kanë rrallë rrjedha të rënda të sëmundjes ose vdesin. Një incidencë e lartë nuk do të thotë që gjithashtu shumë njerëz sëmuren rëndë.

Sidoqoftë, rezultatet e studimeve nga Britania e Madhe tregojnë se efektet e vaksinave zbehen pas një periudhe të caktuar kohe. Prodhuesit e vaksinave të BioNTech/Pfizer-it e theksojnë këtë gjithashtu në një deklaratë për shtyp. Vaksinimet e para në Izrael u bënë në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo është arsyeja pse në vende si Izraeli dhe Gjermania tashmë po bëhen vaksinimet e treta për grupet veçanërisht të brishta, siç janë njerëzit me sëmundje të mëparshme.

Marrë me shkurtime nga DW

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat