13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve

Qytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve

Aksidentet vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. 197 persona humben jetën si pasojë e tyre në vitin që lamë pas.

Instituti i Statistikave (INSTAT) thotë se në 2021 u regjistruan 11,5% më shumë aksidente dhe viktima se 2020.

Janë 1.376 aksidente rrugore në të cilin janë përfshirë 1.860 persona dhe kanë humbur jetën 197 prej tyre, ndërkohë që në 2020 nga 1.234 aksidente janë lënduar 1.598 persona.

Lexo edhe: Statistikat e aksidenteve, sa të sigurt jemi në rrugët e Shqipërisë?

Sipas ekspertëve të statistikave, në 85,7 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa në 15,3% të rasteve ka qenë këmbësori ai që është bërë shkak për aksident.

Ajo çfarë vihet re krahasuar me vitin 2020, është se këmbësorët kanë qenë më të pakujdesshëm gjatë 2021 duke rritur kështu me 17.3% aksidentet si pasojë e sjelljes së tyre.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet më të shumta ndodhin në Tiranë, Lezhë e Durrës.

Lexo edheSigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat