15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkonomistët presin recesion në SHBA këtë vit

Ekonomistët presin recesion në SHBA këtë vit

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit si dhe me inflacion të lartë më 2024.

Jy është parashikimi i disa ekspertëve pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike në vend.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi 4% deri në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.

Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0% në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2%.

Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e respodentëve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes në një recesioni./REL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat