10.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy humbje jetë në 24 orë në spitalet e vendit, akuza ndaj...

Dy humbje jetë në 24 orë në spitalet e vendit, akuza ndaj “bluzave të bardha”/ Sa mjekë në Shqipëri kanë Sigurimin e “Përgjegjësisë Profesionale”?

Dy vdekje brenda 24 orëve kanë ndodhur në spitalet e vendit, në Elbasan dhe Tiranë ku viktima kanë mbetur një 34-vjeçare dhe një 29-vjeçare.

Rasti i Elbasanit lidhet me një procedurë aborti të kryer dhe në lidhje me këtë rast janë vënë nën hetim dy mjekë të spitalit rajonal.

Sa i përket rastit në Tiranë, 30-vjeçarja me iniciale M.V., nga Ballshi, e cila jetonte me qira në Tiranë, ka ndërruar jetë në maternitetin e ri “Koço Gliozheni” pas lindjes.

E reja, e cila ka lindur të shtunën (28 janar 2023), paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një “trombo-embolie pulmonare, e shoqëruar me arrest kardiak”.

Sipas njoftimit të spitalit, thuhet se lindja natyrale ka shkuar mirë dhe e reja ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Në deklaratë theksohet se pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Më pas thuhet se, disa ditë pas lindjes, ajo “është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive”, ku sipas njoftimit është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e maternitetit.

Ndërkohë, familjarët shprehen se vajzë nuk i është bërë shërbimi i duhur.

Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë të operimit nëse nuk kanë pasur mundësi të bënin lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh, na tha se po më del efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta, njërën këmbë nuk e ndiente”, treguan për mediat familjarët e 30-vjeçares.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Gabimet janë njerëzore. Pavarësisht sa i aftë je profesionalisht apo shkollës që ke mbaruar, kushdo mund të gabojë.

Disa gabime që kalohen shpejt por ka edhe gabime që mund të kushtojnë shtrenjtë. Ligjërisht dhe financiarisht.

Ndaj kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, mes shumë produkteve që ofron, ka edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale.

Mjekët janë ata profesionistë që e kanë të nevojshëm këtë siguracion nëse duan që çdo barrë financiare apo ligjore që rrjedh prej profesionit të tyre sa fisnik aq edhe të vështirë, të mos paguhet nga vetë ata, por nga kompania e sigurimit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndësishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Polica e Sigurimit të “Përgjegjësisë Profesionale” mbulon kërkesat për dëmshpërblim që vijnë nga:

  • Neglizhenca gjatë ushtrimit të profesionit
  • Keqpërfaqësimi i palëve të treta
  • Këshillimi i gabuar
  • Diagnostikimi i gabuar etj.

Përveç mjekëve, kategoritë kryesore profesionale që përfitojnë nga Polica e “Sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale” janë:

  • Dentistët
  • Infermierët
  • Farmacistët
  • Avokatët
  • Noterët
  • Arkitektët
  • Inxhinierët projektues dhe ato zbatues
  • Zhvilluesit e objekteve ndertimore
  • Ekonomistët etj.

Kushdo që ofron shërbime profesionale drejtpërdrejt për klientët e tij, ose i këshillon ata duhet të jetë i siguruar ndaj rreziqeve që vijnë nga gabimet, mosveprimi apo harresa gjatë ushtrimit të profesionit. Ndaj Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale është një produkt Sigurimi që çdo profesionist duhet ta ketë.

 Duajeni profesionin tuaj por edhe sigurojeni atë… vetëm në SIGAL UNIQA!

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat