11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejtori i AMF-së raporton në Kuvend: Tregu i sigurimeve vijoi konsolidimin, rritje...

Drejtori i AMF-së raporton në Kuvend: Tregu i sigurimeve vijoi konsolidimin, rritje e primeve të shkruara dhe e dëmeve të paguara

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Ervin Mete prezantoi para deputetëve raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2022.

Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe paraqiti objektivat kryesore për periudhën në vazhdim.

Në fjalën e tij, ai theksoi se viti 2022 ka pasur një sërë zhvillimesh të rëndësishme në tregjet financiare jobankare, si edhe në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pavarësisht ndikimeve në segmente të caktuara të tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit të kaluar, për shkak të presioneve inflacioniste, aktualisht këto tregje shfaqen të qëndrueshëm dhe i janë rikthyer trendit rritës.  

Tregu i sigurimeve vijoi konsolidimin e treguesve, rritje të primeve të shkruara bruto dhe rritje të dëmeve të paguara në numër e në vlerë. Raporti i numrit të dëmeve pezull kundrejt totalit të dëmeve të raportuara në tregun e Jo-Jetës zbriti në nivelin më të ulët historik.

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka dhënë impakt të konsiderueshëm në treg, duke sjellë uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim, reduktimin e praktikave të mbartura të Fondit të Kompensimit, ku ndikim pati edhe aplikimi i siguruesit të drejtpërdrejtë, si edhe përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve. Ndërhyrjet ligjore sollën gjithashtu përmirësim të ndjeshëm të situatës me Byronë Shqiptare të Sigurimit, e cila doli nga monitorimi thuajse 10-vjeçar i Këshillit të Byrove“, tha ndër të tjera kreu i AMF.

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti, në mbështetje të strategjisë 2023-2027, do të vijojë të kontribuojë në nxitjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e sigurt të tregjeve financiare nën mbikëqyrje, vijimin e procesit të përafrimit të akteve ligjore e nënligjore me direktivat evropiane, mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit përmes rritjes së kërkesave për transparencë dhe informacion nga subjektet e mbikëqyrura, zhvillimin e financimit të gjelbër, si edhe thellimin e proceseve të digjitalizimit dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat