12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejt "Euro 2024"/ Sa vlen Kombëtarja Shqiptare? Broja më i shtrenjti...

Drejt “Euro 2024″/ Sa vlen Kombëtarja Shqiptare? Broja më i shtrenjti…

Pak kohë më parë Kombëtarja Shqiptare ka realizuar ëndrrën duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian, Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.

Përballja e parë e kuqezinjve do të zhvillohet në Dortmund me datë 15 qershor kundër Italisë.

Duke qenë se kampionati është shumë afër, “Scan Intel” ka bërë një analizë të vlerave të lojtarëve të Kombëtares sonë në treg.

Pas sukseseve të kombëtares edhe vlerat e tyre kanë ndryshuar në treg.

Sipas “Transfermarkt”, faqja e specializuar që raporton çmimet e kartonëve të futbollistëve, vlera e kombëtares sonë llogaritet në 107.3 milionë euro.

“Scan Intel” e ka analizuar vlerën e lojtarëve duke i ndarë sipas pjesëve që përfaqësojnë në fushë.

Kështu, porta e Kombëtares shqiptare vlen 5.2 milionë euro, ndërkohë mbrojtja vlen 29.9 milionë euro.

Më e shtrenjtë duhet se është mesfusha me një vlerë prej 40.5 milionë euro, ndërsa sulmi na vlen 31.7 milionë euro.

Por çfarë raportojnë shifrat nëse analiza kalon në nivel individual?

Referuar “Transfermarkt”, lojtari më i shtrenjtë i kombëtares është Armando Broja me një vlerë prej 22 milionë eurosh. Pra, nga një përllogarije shohim se Broja vlen rreth 5 milionë euro më pak se i gjithë formacioni i mbrojtjes.

Lojtari i dytë më i shtrenjë, edhe pse më një diferncë të konsiderueshme, është Kristjan Asllani me vlerë 16 milionë euro, pasuar nga Ernest Muçi dhe Berat Gjimshiti me vlerë 11 milionë euro dhe 10 milionë euro.

Ndërkohë, lojtari më vlerën më të ulët për Shqipërinë vlerësohet në 200 mijë euro.

LEXO EDHE: Ka surpriza/ Sylvinho zbulon listën e “Euro 2024”, 27 lojtarë në grumbullimin fillestar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat