30.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKa surpriza/ Sylvinho zbulon listën e "Euro 2024", 27 lojtarë në grumbullimin...

Ka surpriza/ Sylvinho zbulon listën e “Euro 2024”, 27 lojtarë në grumbullimin fillestar

Trajner i Kombëtares, Sylvinho, ka shpallur paraprake me 27 futbollistë që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës.

Të gjithë këta futbollistë do të vihen në dispozicion të trajnerit për të garuar për një vend në listën zyrtare të 26 futbollistëve që do të shkojnë në Gjermani, e cila do të publikohet zyrtarisht më 7 qershor, teksa vetëm njëri nuk do të marrë pjesë në Europian.

Mungesa të mëdha janë padyshim sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, teksa janë ftuar Arbër Hoxhaj, e Rey Manaj.

Surprizë është Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, që ka luajtur titullar me Leccen javët e fundit, por edhe portieri Simon Simoni.

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.

LEXO EDHE: “Partner i FSHF prej vitit 2016”, çfarë shkruan Duka për ditëlindjen e 25-të të SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat