6.5 C
Tirana
Saturday, December 3, 2022
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreDr. GOOGLE: MJEKËSIA “BËJE VETË”

Dr. GOOGLE: MJEKËSIA “BËJE VETË”

“Më thuaj çfarë di për shëndetin dhe unë do të të them se sa i shëndetshëm je.”

Interneti është kthyer në guidën nr. 1 të shëndetit. Pacientët kërkojnë online përpara dhe pas një vizite tek doktori dhe ata këshillohen online nëpërmjet ‘chatbots-eve’ (aplikacion software i përdorur për të bashkëbiseduar në formë chat-i online). Më parë, nëse kishit një shqetësim, ju do të telefononit doktorin për të lënë një takim. Sot, rëndësia e celularëve është mëse e dukshme. Shumica e doktorëve mendojnë se është diçka pozitive kur pacientët e tyre gjejnë më shumë rreth shqetësimeve të tyre shëndetësore në Internet. Në fund të fundit, dijet shëndetësore janë të barabarta me shëndetin.

Rritja e dijeve shëndetësore

Në varësi të vendit dhe rajonit, ndërmjet 50 dhe 80 për qind e të gjithë pacientëve kërkojnë rregullisht këshilla mjekësore në Internet. Megjithatë, sipas rezultateve nga një studim i realizuar nga Fondacioni Gjerman ‘Bertelsmann’ saktësimi i burimeve të ndryshme të informacionit bëhet edhe më e vështirë. Një nga disavantazhet e mjekësisë “bëje vetë” është rritja e ankthit tek një person rreth shëndetit të tyre të krijuar apo ekzagjeruar nga përdorimi i internetit për kërkime mjekësore.

Më shumë detyra në duart e pacientëve

Veçanërisht kur flasim për çështjet shëndetësore, mundësitë dixhitale janë një instrument i mrekullueshëm për rikthimin e autonomisë. Njerëzit mund të jenë të shëndetshëm vetëm nëse ata kanë kontrollin mbi faktorët që përrcaktojnë shëndetin e tyre. Ajo që mund të bëjnë doktorët është rekomandimi aktiv i burimeve të besueshme të informacionit.

Më të shëndetshëm falë dijeve

Dijet shëndetësore janë një faktor veçanërisht i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse. Kanceri, sëmundjet e zemrës, dhe diabeti janë të shoqëruara me disa faktorë risku të cilat janë të modifikueshme si: mungesa e ushtrimeve fizike, zakonet e pashëndetshme të ushqyerjes, duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit. Një studim i realizuar në Evropë tregon se sa më të larta që të jenë dijet shëndetësore, aq më shumë vlerë i japin njerëzit ushtrimeve fizike.

Shkëmbimet ndërmjet pacientëve (ekspertë)

Tani miliona njerëz mbështeten tek shkëmbi i informacioneve shëndetësore në forumet online. Në platformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PatientsLikeMe (Pacientët si unë), më shumë sesa 600,000 pacientë shkëmbejnë informacion përmbi 2,700 sëmundje dhe shqetësime shëndetësore. Platforma HealthUnlocked, me katër milionë përdorues të regjistruar, sjell së bashku pacientët me kompanitë e sigurimit të shëndetit, me kompanitë farmaceutike dhe doktorët. Komunitetet e pacientëve po kthehen në miniera të arta me të dhëna. Kjo shpjegon interesin e jashtëzakonshëm të aktorëve aktiv në sektorin e shëndetit dhe në kompanitë dixhitale më të reja dhe financiarisht më të brishta.

E ardhmja e shkencës qytetare

Gjithnjë edhe më shumë qytetarë janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor qoftë si pacientë (ekspertë) në rrjetet e bashkëmoshatarëve, si qytetarë ‘shkencëtar’ (që mbështeten tek dijet shkencore) apo nëpërmjet mbledhjes së të dhënave. Kështu, ata kthehen në kërkues që kërkojnë të ndihmojnë jo vetëm vetveten, por gjithashtu edhe të tjerët. Zgjerimi i dijeve të bazuara tek kujdesi shëndetësor dixhital është në të mirën e të gjithëve.

Lexo edhe: “Teleshëndet”, mjeku 24 orë me ju. Risia më e fundit nga SIGAL

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat