17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDoni të vini në Shqipëri? Çfarë duhet të dini duke nisur nga...

Doni të vini në Shqipëri? Çfarë duhet të dini duke nisur nga 6 Shtatori

Aeroporti Ndërkombëtar “Tirana International Airport” njofton se duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

  1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Sipas njoftimit këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

TIA informon se qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

Sipas informacionit të publikuar në ndërtesën e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre ndërsa këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurisë së shëndetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat