9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreDoni të blini një shtëpi? Qytetet më të përballueshme dhe më pak...

Doni të blini një shtëpi? Qytetet më të përballueshme dhe më pak të përballueshme në botë

Pittsburgh është renditur si qyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi, në një kohë kur kostot e akomodimit në mbarë globin janë në rritje.

Hong Kongu, i cili ka qenë prej kohësh qyteti më i shtrenjtë në botë për të pasur një shtëpi, renditet në fund të 92 tregjeve të banesave të vlerësuara në studimin Demographia International Housing. Nju Jorku u rendit në vendin e 73-të, ndërsa Londra në vendin e 79-të.

SHBA ishte vendi më i përballueshëm për të blerë një shtëpi sipas këtij studimi, i cili gjithashtu vlerësoi tregjet në Australi, Kanada, Hong Kong, Irlandë, Zelandën e Re, Singapor dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në shumicën e ekonomive kryesore të botës, çmimet e shtëpive pësuan një rritje të ndjeshme gjatë pandemisë, pasi blerësit i investonin kursimet e tyre në pasuri të paluajtshme.

Ka pasur një përkeqësim të konsiderueshëm në rritjen e ҫmimeve të banesave gjatë pandemisë,” shkroi autori Wendell Cox në raportin që krahasonte të ardhurat me çmimet e shtëpive në tremujorin e tretë të vitit 2021.

“Numri i tregjeve jashtëzakonisht të papërballueshme për blerjen e një shtëpie u rrit me 60% në vitin 2021 krahasuar me vitin 2019.”

Vendet më të përballueshme për të blerë një shtëpi

  • Pittsburgh, PA, SHBA
  • Oklahoma City, OK, SHBA
  • Rochester, N.Y., SHBA
  • Edmonton, AB, Kanada
  • St Louis, MO-IL, SHBA

Oklahoma City dhe Rochester në Nju Jork u renditën e dyta dhe e treta në listën e vendeve me ҫmimet më të përballueshme për të blerë një shtëpi, thanë autorët. Sidnej dhe Vankuveri u renditën mes vendeve më pak të përballueshme.

Për shkak rritjes së tensioneve në shumë tregje, Kanadaja po ndalon pjesën më të madhe të të huajve që të blejnë shtëpi për dy vjet dhe po siguron miliarda dollarë për të nxitur sektorin e ndërtimit, në një përpjekje për të qetësuar tregun e pasurive të paluajtshme, ku ҫmimet janë rritur ndjeshëm.

Vendet më pak të përballueshme për të blerë një shtëpi

  • Hong Kong, Kinë
  • Sidnej, Australi
  • Vankuver, Kanada
  • San Jose, CA, SHBA
  • Melburn, Australi.

/Bloomberg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat