25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDitë gri/ Mot me shi dhe vranësira, dëborë në relievet malore

Ditë gri/ Mot me shi dhe vranësira, dëborë në relievet malore

Ditën e sotme Shqipëria do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000 metra parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 4 deri 11°C

-në zonat e ulëta 6 deri 18°C

-në zonat bregdetare 9 deri 18°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat