18.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeDigjet apartamenti në Francë, humb jetën nëna me 7 fëmijë

Digjet apartamenti në Francë, humb jetën nëna me 7 fëmijë

Një zjarr tragjik në një apartament në Francë ka shkaktuar vdekjen e 7 fëmijëve dhe nënës së tyre.

Shtatë fëmijët të moshës nga 2 deri në 14 vjeç vdiqën së bashku me nënën e tyre të dielën në mbrëmje pasi shtëpia e tyre, në Charly-sur-Marne në veri të vendit, mori flakë.

Kështu ka bërë të ditur xhandarmëria dhe zjarrfikësja. Babai i tyre është djegur rëndë dhe është dërguar në spital.

Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem dhe prindërit e tyre po flinin në katin e dytë të shtëpisë kur shpërtheu zjarri .

LEXO EDHE: VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë. Kush i paguan dëmet nëse nuk je i siguruar?

Nga fqinjët është thirrur zjarrfikësja. Katër nga fëmijët lindën nga martesa e parë e nënës. Zjarri u shua më vonë në orët e para të mëngjesit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat