25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDhurata e duhur për stafin tuaj/ Përse çdo biznes duhet të ketë...

Dhurata e duhur për stafin tuaj/ Përse çdo biznes duhet të ketë një skemë pensioni privat

Në fund të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri për fondet e pensioneve private.

Ky ligj është një ndryshim i thellë që synon të inkurajojë si individët ashtu edhe punëdhënësit skeptikë që t’i shohin fondet e pensionit privat si alternativën më të favorshme për të siguruar një pension shtesë krahas atij publik.

Ndërkohë, krahasuar me ligjin e mëparshëm, i riu mundëson një përafrim dhe harmonizim të mëtejshëm të legjislacionit me direktivat evropiane.

Po përse një biznes duhet të hapë një fond pensioni privat për punonjësit e tij?

Ky është një fond i krijuar posaçërisht për të kontribuar në të ardhmen financiare të punonjësve, ndërkohë që nxit motivimin dhe kënaqësinë në punë.

Nisur nga kjo, sipërmarrësit duhet ta shohin si një alternativë shumë të mirë për të patur marrëdhënie të konsoliduara dhe afatgjata me stafet e tyre.

Ndryshe nga ligji i vjetër, ku punonjësit i duhej t’i qëndronte ‘besnik’ punëdhënësit të tij për të paktën dy vite që të përfitonte kontributet e paguara prej tij, me ligjin e ri, punonjësit i duhen tashmë 5 vite.

Benefitet që ofron ligji i ri, parë nga dy këndvështrime, atë të punëdhënësit dhe punëmarrësit?

  • Mundësi për të kursyer më shumë dhe njëkohësisht për të paguar më pak tatim mbi të ardhurat personale;
  • Përfitim fiskal monetar të drejtpërdrejtë dhe disiplinim të tërheqjes së pensionit në mënyrë periodike:
  • Favorizim të punëdhënësve në skemën e tyre të pensionit për punonjësit;
  • Transparencë dhe informacion i detajuar për anëtarët e fondit.

Rritja e kufirit maksimal vjetor të zbritshëm për efekt tatimi mbi të ardhurat personale, nga një vlerë fikse e pandryshuar (nga viti 2009) prej 200,000-250,000 Lekë, në pagën minimale vjetore prej 480,000 Lekë.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale vjetore të miratuar në shkallë vendi, dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur për qëllime të tatimit mbi fitimin.

Lehtësia tatimore në momentin kur pjesëmarrësi në fond vendos të dalë në pension 5 vite para moshës së përcaktuar nga ligji, e të tërheqë kontributet e mbledhura në formë periodike.

Fondi i pensionit me pjesëmarrje të mbyllur, që parashikon kushte të caktuara nga vetë punëdhënësit (p.sh: numrin e punonjësve që përfitojnë nga skema e pensionit, tarifa e administrimit, politika e investimit, periudha e kushtëzimit, etj.)

Vendosja në dispozicion e çdo informacioni nga shoqëritë administruese, që lidhet me kontributet në fondin e pensionit privat dhe lëvizjet e mundshme financiare.

LEXO EDHE: Letra e hapur e Elvis Ponarit për bizneset: Siguroni të ardhmen e punonjësve tuaj me ‘SIGAL UNIQA Fond Pensioni’

Nëse shohim tregun botëror, skema e pensionit privat dominon në paketat e shpërblimeve dhe benefiteve. Punëdhënësit shqiptarë duhet të kuptojnë se me lehtësimet fiskale që sjell ligji i ri, ky është momenti i  duhur për të patur një skemë pensioni.

Ata duhet ta shohin këtë nismë si një investim që i bën ata më konkurrues në tregun e punës, pikërisht sepse motivon punonjësit, të cilët mundësojnë produktivitet dhe performancë më të lartë për biznesin e tyre.

“SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, pjesë e gjigandit “UNIQA Insurance Group”

Ekspertiza: Me mbi 17 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL Pension” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL Pension” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL Pension” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria dhe UNIQA Insurance Group, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

 LEXO EDHE: 38 mijë anëtarë në fondet private të pensioneve/ Monitor: ‘SIGAL Pension’ më i madhi për vlerën e aseteve

Për të planifikuar një takim ose për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të “SIGAL Pension”, kontaktoni me këshilltarët e tij, të gatshëm t’ju përgjigjen përçdo pyetje që keni.

Bëni një konsultim falas tani, duke telefonuar në +35544511666

Ose duke shkruar në [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat