9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDhjetëra viktima nga përmbytjet në Australi. Merr masat, sigurohu!

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Australi. Merr masat, sigurohu!

Dhjetëra mijëra banorë në Sidnej të Australisë janë detyruar që të largohen nga banesat e tyre për shkak të vërshimit të ujit.

Numri i vdekjeve nga përmbytjet ka shkuar në 21 persona të martën. Përmbytjet në qytetin më të madh australian i kanë marrë jetën një nëne dhe djalit të saj.

Dy trupat janë zbuluar në pjesën perëndimore të qytetit mëngjesin e së martës, një 67-vjeçare dhe djali i saj 34 vjeç.

Të paktën 50 mijë personave u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë, ku 40 mijë janë vetëm në Sidnej.

Meteorologët thonë se Sidnej ka pasur gjatë 2022, nivelin më të lartë të shirave që prej vitit 1956.

LEXO EDHESigurimi nga përmbytjet/ Si të zgjidhni mbulimin e duhur

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95% e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Sigurimi nga përmbytjet

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet

Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore. Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i shtëpisë

Sigurimi i biznesit

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

Lexo edhe: Tendencat e motit dhe rreziqet natyrore që cënojnë Shqipërinë. Akoma nuk je siguruar?!

Gjatë 33 viteve të fundit, humbja ekonomike e shkaktuar nga përmbytjet vlerësohet në 2.3 miliardë dollarë”, përllogarit Banka Botërore.

KOMPANIA E SIGURIMIT QË PAGUAN MË SHUMË DËME

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, që prej 22 shkurtit 1999, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, prej 23 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat