12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBorë dhe ngrica, ARRSH njoftim të rëndësishëm për akset rrugore problematike

Borë dhe ngrica, ARRSH njoftim të rëndësishëm për akset rrugore problematike

Vendi ynë në orët e vona të mbrëmjes është përfshirë nga reshjet e borës dhe të shiut në disa zona.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se reshjet e borës kanë përfshirë në Juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.

Policia Rrugore bën me dije se drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

LEXO EDHERrebeshe e ngrica, temperatura deri në -5 gradë/ Merrni KASKO nga SIGAL dhe shijoni fundjavën

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH-së.

LEXO EDHE“Miqësi e mirë, KASKO më lirë”/ Oferta nga SIGAL që nuk duhet humbur

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat