10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDepresioni dhe ankthi në nivele të larta gjatë pandemisë, ja çfarë ofron...

Depresioni dhe ankthi në nivele të larta gjatë pandemisë, ja çfarë ofron SIGAL UNIQA

Numri i njerëzve që vuajtën nga depresioni në mbarë botën u rrit me 28% në vitin 2020 gjatë pandemisë, duke arritur në rreth 246 milionë raste. Dhe numri i atyre që vuajtën nga ankthi u rrit me 26%.

Këto janë përfundimet e një sondazhi të revistës mjekësore Lancet që përdori të dhëna nga studimet e mbledhura në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azinë Lindore.

Ankthi dhe depresioni janë shtuan në periudhën e pandemisë.

Një sondazh i revistës Lancet vlerëson se numri i njerëzve në mbarë botën që vuajnë nga një çrregullim i madh depresiv u rrit me 28% në vitin 2020, ndërsa i atyre me çrregullime ankthi në mbarë botën, u rrit me 26%.

Pasojat e bllokimeve, mbylljeve të shkollave dhe bizneseve dhe përhapja e virusit në përgjithësi janë ndër faktorët që sollën rritjen, thonë studiuesit.

Gjatë vitit të parë të pandemisë COVID-19, vlerësohet se 1 ndër 4 të rinj përjetuan simptoma të shumta të depresionit në shkallë globale, ndërsa 1 ndër 5 të rinj përjetuan rritje të ankthit, sipas revistë JAMA Pediatrics.

Ekspertët thonë se do të duhet kohë që të kapërcehen efektet e Covid 19 tek shëndeti mendor.

Kërkesat për trajtim për çrregullimet e ankthit janë rritur që nga fillimi i pandemisë, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.

Lexo edhe: Kompania pionere në Sigurimin Digjital të Shëndetit/ UNIQA sjell “e-Coaching Post-COVID”

Siguruesi më i madh i shëndetit privat në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron mbështetje gjithëpërfshirëse për ata që janë vuajnë nga efektet post Covid-19.

Si siguruesi më i madh i Shëndetit, SIGAL UNIQA po zgjeron mbështetjen e saj lidhur me ankesat e vazhdueshme që vijnë nga qytetarë që e kanë kaluar COVID-19 por vazhdojnë të vuajnë pasojat e virusit.

Përmes produktit inovator TeleShëndet, SIGAL mbështet klientët që janë prekur nga COVID dhe vijojnë të vuajnë efektet post-COVID përmes shërbimit “mental coaching”.

Si pjesë e ofertës së kontrollit post-COVID, ne kemi parë se sa e madhe është nevoja për një produkt të përshtatshëm që ofron terapi post-pandemik. Shumë të sëmurë nënvlerësojnë efektet fizike të një infeksioni dhe nënvlerësojnë efektet në trupin e tyre edhe pse nuk kanë simptoma.

Me shërbimet inovative shëndetësore ne të mbështesim klientët tanë në rrugën e tyre drejt një jete më të mirë”, shprehen nga SIGAL.

Lexo edhe: Zgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat