13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë pak kohë pritje dhe kosto për ata që regjistrojnë automjetet për...

Më pak kohë pritje dhe kosto për ata që regjistrojnë automjetet për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se duke nisur nga sot eliminohen pritjet dhe kosto e tepërta për qytetarët dhe subjektet të regjistrojnë mjetet për herë të parë.

Në një video të postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se nga dita e sotme hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaj.

Sipas Ramës, në këtë mënyrë, qytetarëve u kursehen 300.000.000 lekë në vit.

Nga 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh po ashtu dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE dhe të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore.

Lexo edhe: ‘Alto Sh.p.k’, përfaqësuesi i vetëm i Toyota/ I vetmi distributor që ofron 10 vite garanci

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat