25.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurim Shëndetësor për futbollistët/ SIGAL UNIQA – Kosova: Mbetemi një mbështetje e...

Sigurim Shëndetësor për futbollistët/ SIGAL UNIQA – Kosova: Mbetemi një mbështetje e fortë për sportistët dhe klubet

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë një suportuese e madhe e Sportit.

Pas një sërë sponsorizimesh në Shqipëri, rasti më i fundit ai i Futboll Klub Vllaznisë, edhe SIGAL UNIQA – Kosova vijon punën për të qenë gjithmonë pranë komuniteteve sportive edhe përmes policave të sigurimit shëndetësor.

LEXO EDHE: Kampionët i besojnë SIGAL UNIQA-s/ Sigurimi për Sportistët, partneri juaj për një karrierë të suksesshme

Një ditë më parë, në ambjentet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave.

Sipas Drejtorit të SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova, Përparim Drini, kompania do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë një aleat i rëndësishëm i Sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

“SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova, gjithmonë në mbëshjtetje të Sportit

Ditën e djeshme, në ambjentet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në praninë e nënkryetarit Agim Dibrani dhe anëtares së Komitetit Ekzekutiv Vjollca Krasniqi SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova bëri shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave.

Si CEO i SIGAL UNIQA – Kosova falenderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për bashkëpunimin e frytshëm që kemi patur gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Ne jemi të lumtur që jemi një mbështetje e fortë e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Ndërsa një rëndësi të veçantë i kemi dhënë edhe futbollit të femrave duke qenë sponsor general i “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.

Që prej nisjes së aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë gjithmonë një suportuese e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme.

SIGAL UNIQA beson fort se Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale por edhe “ambasadori” më i mirë i një shteti dhe kombi. Në këtë kuadër, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për sportistët dhe klubet jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku”.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA – Kosova, Arbresha Jonuzi njohu përfaqësuesit e klubeve me përfitimet e policave të sigurimit. Ndërkohë përfaqësuesit e klubeve shprehën mirënjohjen e tyre ndaj kompanisë duke e vlerësuar këtë nismë të saj si të suksesshëm dhe të rëndësishëm për ecurinë e klubeve.

LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat