11.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDeficiti për pensionet në qytet u rrit me 5%, në fshat me...

Deficiti për pensionet në qytet u rrit me 5%, në fshat me 12.5%, eksperti: Nevojitet kolona e dytë

Në Shqipëri, çdo vit e më shumë skema e pensioneve është duke thelluar “borxhin”. Kjo është evidente edhe në kushtet kur qeveria është në pamundësi për t’i rritur ato për vite me radhë, përveç indeksimit.

Skema funksionon në mënyrë të tillë, ku paratë e paguara nga punonjësit sot kontribuojnë në pensionin e nesërm.

Por, sipas INSTAT në vend mosha e jetëgjatësisë është rritur, emigracioni është thelluar dhe për herë të parë vdekjet janë më të larta se lindjet.

Të gjithë këto faktorë kanë sjellë rreth 35 mijë kontribues më pak në 2020-ën.

Lexo edhe: Në 3 vitet e ardhshme shtohen 48 mijë pensionistë, duhen 100 milionë euro shtesë

Pas reformës që iu bë në vitin 2014, sipas ekspertit Artan Gjergji vendi ka nevojë sërish për ndërhyrje në skemën e pensioneve:

“Duhet një kolonë e dytë në skemën e pensioneve, përveç asaj të detyrueshmes dhe atyre vullnetare. Një skemë e re që është mbi baza profesionale, ku kontribuojnë ata nën 30 vjeç e poshtë. Në këtë mënyrë shpëtohet brezi i ri, pro krijohet dhe një kosto për shtetin në 20-30 vitet e ardhshme, por në afatgjatë shpëton skemën e detyrueshme nga falimentimi”.

Qeveria ka gati edhe ligjin për fondet private të pensionit. Sipas ekspertit kjo nuk zgjidh përfundimisht problemin me skemën e detyrueshme:

“Ndihmon një pjesë të qytetarëve që kanë të ardhura të larta, por duhet të kemi kujdes, se nuk e zgjidh përfundimisht problemin e skemës së detyrueshme”.

Deficiti i skemës për pensionet e qytetit u rrit me 5% në 2020-ën, ndërsa për ato rurale ishte edhe më i thellë në 12.5%.

Lexo edhe: Zhvillimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri nuk mund të kuptohet pa krijimin e tregut privat të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat