6.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid tek fëmijët, me temperaturë dhe të vjella/ "Kartat e Kujdesit Shëndetësor"...

Covid tek fëmijët, me temperaturë dhe të vjella/ “Kartat e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA, miku i mirë në ditë të vështira

Muaji Shtator ka sjell një rritje të numrit të fëmijëve që drejtohen tek mjeku pediatër.  Sipas mjekëve veç virozave të stinës tek fëmijët është i përhapur edhe Covidi.

“Kemi virozat, kemi Covidin, kemi ftohjet e zakonshme, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore. Kemi larmishmëri klinike. Nuk mund të themi që mbizotëron një diagnozë. Gjitha diagnozat që po flas ne i kemi të pranishme pothuajse çdo ditë të javës”, thotë për Tv Klan mjeku pediatër Bektash Mandri.

Sipas pediatrit, simptomat kryesore janë dhimbje fyti dhe temperaturë.

“Pacientët me Covid në këtë peridhë po na manifestojë dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje gryke që zgjat gati dy javë. E rëndësishme është se nuk ka ndonjë klinikë të rënduar siç ka qenë më parë”.

Fëmijët mbi 10 vjeç e kalojnë me më pak probleme, pasi ata e kanë imunitetin më të fortë se fëmijët më të vegjël.

“Temperatura është e pashmangshme. Fëmijët që janë mbi 10 vjeç ku sistemi imunitar është i maturuar këto e kanë temperaturën ka raste një ditë ose dy ditë dhe nuk ka më temperaturë. Ndërsa tek moshat më të vogla temperatura vazhdon 3, 4, 5 ditë ose më shumë. Ndërsa ajo pjesa e laringut, ngjirja e zërrit ose një kollë si e thatë, por që shpesh herë ka ndonjë sekrecion ngelet për dy javë”.

Sipas të dhënave nga bluzat e bardha numri i të infektuarve me covid ka ardhur në rritje prej mesit të muajit gusht, por variantet e reja që qarkullojnë shkaktojnë më pak simptoma të rënda se variantet e mëparshme.

Mjekët këshillojnë ushqime të shëndetshëm dhe lëngje të përgatitura në shtëpi.

Në këtë situatë, SIGAL UNIQA vjen pranë fëmijëve dhe prindërve të tyre me “Kartën e Kujdesit Shëndetësor”, e cila i mundëson fëmijëve dhe prindërve akses në shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira në vend. 

PËRFITIMET

Rritja e një fëmije sa më të shëndetshëm në ditët e sotme është dëshmuar të jetë detyrë e vështirë. Edhe në rrethanat më të mira, prindërimi është sfidues, por në një familje ku ka produkte “SIGAL UNIQA”, sfidat ulen dhe siguria rritet në maksimum.

Prandaj “Karta e Kujdesit Shëndetësor” është produkti i duhur për fëmijë të shëndetshëm dhe prindër të lumtur…

Por mos harroni edhe “Paketën Familjare të Shëndetit”, e cila vjen FALAS për fëmijët nëse prindërit janë të siguruar.

Këto Karta të Kujdesit Shëndetësor, të ofruar vetëm nga SIGAL UNIQA, përveç se në çdo zyrë të kompanisë në qytetin tuaj, mund ti blini edhe ONLINE përmes celularit tuaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në:

Whatsapp: 0686062829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat