13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19, infektime edhe te fëmijët/ Probleme me temperaturën e lartë

Covid-19, infektime edhe te fëmijët/ Probleme me temperaturën e lartë

Një në dy persona të dyshuar për Covid-19, rezulton pozitiv.

Kjo është situata në qendrat shëndetësore të Tiranës ku shqetësimet nga nënvariantet e Omicron po dominojnë virozat e stinës.

Infektime të shtuara po vihen re edhe te fëmijët  të cilët paraqiten me temperaturë shumë të lartë, dhimbje fyti dhe lodhje.

Specialistët dyshojnë për qarkullimin e nënvarianteve Ba4 dhe Ba5 të cilët janë shumë më ngjitës se Omicron dhe mutacionet e tjera të tij. Shenjat e sëmundjes në këtë periudhë zgjasin 3 deri 5 ditë, më të lehta se variantet e para të Covid-19.

Me valën e re të infektimeve ne vend, mjekët sugjerojnë mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Kurba e infektimeve ditore ka nisur ngjitjen. Por mjekët janë të bindur se numri i të infektuarve në këtë periudhë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare, pasi shumë prej të prekurve nuk kryejnë testin për Covid-19.

LEXO EDHE“TeleShëndet” nga SIGAL/ Pedagogia, nënë e dy fëmijëve: Përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë aplikacion

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat