15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje të dendura shiu e breshëri në Korçë, dëme kolosale në bujqësi

Reshje të dendura shiu e breshëri në Korçë, dëme kolosale në bujqësi

Rikthehen reshjet e breshërit në juglindje, në disa fshatra të Maliqit, Devollit dhe po ashtu në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve, në Maliq janë prekur fshatrat Rrëmbec, Orman dhe Pojan ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura dhe kanë shkaktuar prodhimet bujqësore.

Sipas fermerëve ky breshër shkatërroi mbi 95% të prodhimit i cili pritej së shpejti të korrej. Nga ana tjetër shpenzimet për këtë vit kanë qenë tepër të larta për shkak të rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore, kur fermerët kanë investuar shuma kolosale.

“Është një fatkeqësi e madhe të punosh një vit e ca, që në vjeshtë, në shtator dhe për 4-5 ditë që do korrnim grurin, të shkatërrohet 95 % e grurit.”

“Sa e pashë më iku truri, se 95% thuajse 100 %, se do duket më vonë, prodhimi është hedhur poshtë.”

Ata thonë se ajo që ka mbetur pa u dëmtuar është një sasi e vogël dhe e pamjaftueshme as për konsum familjar.

“Është një tërmet për ne. Unë prisja të merrja rreth 2000 kuintal grurë, tani marr a s’marr 300 – 400 kuintal.”

Industria e sigurimeve apel fermerëve për sigurime

Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Kjo u mundëson bujqërve dhe fermerëve të mos ndjehen të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Një eksperiencë kjo që bota e njeh prej dekadash tashmë.

Ngjarje të tilla si kjo e Korçës, që në pak javë, është përsëritur disa herë, nxjerr edhe një herë në pah nevojën e ndërtimit të programeve dhe strategjive për të mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit të ndejehet i sigurtë karshi fatkeqësive natyrore.

Politika vazhdon të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet të nxisë kulturën e sigurimit, përmes subvencionimit të primit, të paktën pjesërisht.

LEXO EDHENjë shembull nga Maqedonia e Veriut/ Bujqit e fermerët 2 mln euro siguracione në 3-mujorin e parë 2022

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA, i cili “blen” rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Sigurimi mund të ndihmojë rritjen e kreditimit të fermerëve

Fermerët dhe bizneset në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë përballen me një sërë rreziqesh që kërcënojnë prodhimtarinë, gjënë e gjallë dhe infrastrukturat mbështetëse të fermave. Dukuri natyrore si breshëri, ngricat, përmbytjet, stuhitë, thatësirat e temperaturat ekstreme rrezikojnë jo vetëm prodhimin bujqësor të sezonit por në rastin fermave të vogla, këto dukuri mund të shkaktojnë edhe falimentimin total të tyre. Vërshimet e insekteve, sëmundjet e ndryshme të bimëve dhe ato të bagëtive, janë rreziqe po aq kërcënuese dhe të rëndësishme sa dukuritë natyrore të përmendura më sipër.

Sigurimi në bujqësi e blegtori do të shmangte problemet financiare me të cilat do të përballej fermeri, apo subjekti në rast se do të humbiste pjesërisht, ose totalisht prodhimin e tij, bagëtitë ose pasuri të tjera të fermave: një fermer i siguruar ka garantuar stabilitetin financiar nëpërmjet transferimit të riskut tek siguruesi.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se, sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të ishte nxitës i rëndësishëm i kreditimit të këtyre sektorëve të ekonomisë pasi institucionet kredidhënëse do të ishin shumë më të mbrojtura nëse do të kreditonin klientë që kanë garantuar stabilitetin financiar përmes policave të sigurimit.

Fermerë, asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar…

Për më shumë informacion:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat