15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19 i merr jetën 30-vjeçares/ Ç'ofron SIGAL UNIQA në këto momente delikate

COVID-19 i merr jetën 30-vjeçares/ Ç’ofron SIGAL UNIQA në këto momente delikate

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga Covid. Mes tyre është edhe një 30-vjeçare nga Durrësi e cila nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me sëmundjen.

Bëhet me dije se 30-vjeçarja vuante nga probleme me zemrën dhe hipertensionin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 826 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria në një periudhë kaq të vështirë pandemike?

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron këtë lloj siguracioni me një vlerë 10 mijë lekë të reja dhe nëse individi që e ka blerë preket nga Covid-19 ka shumë përfitime:

  • I mbulohen shpenzimet për medikamentet,
  • Përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohet në shtëpi
  • 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se vendos të kurohet në spital.

Për më tepër, Siguracioni për COVID 19 përmban edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja, e cila përfitohet nga familjarët e personit që humb jetën si pasojë e COVID 19.

Këto janë arsyet pse ky siguracion është me përfitim për çdo qytetar, sepse më anë të tij mund të përballohen shpenzimet financiare për këdo që preket nga Covid-19.

Mos hezitoni të bëni Siguracionin COVID-19 pranë SIGAL UNIQA në mënyrë që të ruani jo vetëm shëndetin por edhe financat tuaja.

Lexo edhe: Sa shpenzoi një shqiptar për tu kuruar nga COVID-19

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat