Covid-19 ka të ngjarë “të qëndroj këtu me ne” pasi virusi vazhdon të pësojë mutacion në vendet e pavaksinuara në të gjithë botën dhe shpresat e mëparshme për ta zhdukur atë zvogëlohen, thanë zyrtarët globalë të shëndetësisë.
“Unë mendoj se ky virus është këtu për të qëndruar me ne dhe do të evoluojë si viruset pandemike të gripit, do të evoluojë për t’u bërë një nga viruset e tjerë që na prek ne”.
Kështu është shprehur Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një konference për shtyp.
“Ne kishim një shans në fillimin e kësaj pandemieKjo pandemi nuk kishte nevojë të ishte aq e keqe”, u shpreh Maria Van Kerkhove, drejtuesi teknik i OBSH-së për Covid-19.
Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?