24.5 C
Tirana
Thursday, May 7, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet52 studentë të helmuar: Çfarë do të kishte zgjidhur sigurimi i përgjegjësisë...

52 studentë të helmuar: Çfarë do të kishte zgjidhur sigurimi i përgjegjësisë së produktit dhe pse çdo biznes do të duhet ta ketë?

Ngjarja e rëndë e helmimit të 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ku dyshohet se shkak u bë ushqimi i shërbyer nga një kompani private kateringu, rikthen në vëmendje një nga sigurimet më të rëndësishme për çdo biznes që prodhon, tregton apo shërben produkte për palë të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë së produktit kalon në plan të parë.

Në tregun shqiptar të sigurimeve ky produkt ofrohet nga kompani me përvojë dhe risigurues ndërkombëtarë seriozë si SIGAL INSURANCE GROUP.

Çdo kompani që shet produkte ushqimore duhet të dijë se çdo dëm që produkti i saj mund t’u shkaktojë konsumatorëve është financiarisht i sigurueshëm.

Në raste si ky, ku dhjetëra persona pësojnë njëkohësisht dëmtime shëndetësore, pasojat financiare mund të jenë shumë të mëdha:

  • shpenzime mjekësore,
  • dëmshpërblime,
  • procese gjyqësore,
  • përgjegjësi civile ndaj të dëmtuarve.

Nëse kompania e kateringut, njësoj si çdo biznes bar, restorant, ëmbëltore, furra, do të kishte një policë aktive të sigurimit të përgjegjësisë së produktit ushqimor, dëmet financiare do të mbuloheshin nga siguruesi dhe jo direkt nga xhepi i biznesit pas proceseve gjyqësore.

Me 100,000 Lekë të reja në vit sigurim, deri në 2.5 milionë Lekë për çdo person të dëmtuar, ose deri në 50 milionë Lekë për ngjarje.

Kjo mbrojtje financiare, që kushton vetëm rreth 100 mijë lekë të reja në vit, ndërsa limitet e mbulimit ndryshojnë sipas xhiros dhe aktivitetit të kompanisë, ekziston pikërisht për raste si ky i sotmi.

Një incident i vetëm mund të çojë një biznes drejt falimentimit financiar. Një policë sigurimi mund ta zeronte barrën financiare të dëmit.

Veçanërisht ky lloj sigurimi është mbrojtje për biznesin, konsumatorin dhe vazhdimësinë financiare të aktivitetit.

Sigurimi i përgjegjësisë së produktit ka rëndësi parësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat