4.5 C
Tirana
Saturday, February 4, 2023
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e naftës bien për herë të parë nën 200 lekë/litër

Çmimet e naftës bien për herë të parë nën 200 lekë/litër

Bordi i Transparencës ka vendosur sot sërish uljen e çmimit të karburanteve.

Nafta ka zbritur në 198 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani.

Kjo është hera e parë që nafta ka zbritur nën 200 lekë, që nga fillimi i marsit, kur karburanti filloi të rritej me shpejtësi si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në bursa, nafta ka rënë ndjeshëm, duke arritur nivelin e janarit 2022, si rrjedhojë e shqetësimeve për një recesion të shumë ekonomive nga çmimet e larta dhe problemeve që po has ekonomia e Kinës nga vala e re e Covid-it.

Megjithatë, nafta në Shqipëri ka mbetur 17 lekë më e shtrenjtë sesa në janar, kur ishte në të njëjtat nivele në bursa. Ndërkohë edhe dollari, monedha që blihet karburanti ka zbritur në rreth 111 lekë, njëlloj si në janar.

Sipas njoftimit zyrtar, Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 06.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 719, -47 nga data 05.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 819, -71 nga data 05.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 111.4 (+0.4 nga data 05.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 104 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 07 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat