19.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë po i rrit me shpejtësi interesat e kredive në euro?

Çfarë po i rrit me shpejtësi interesat e kredive në euro?

Normat e interesave të kredive në euro kanë shënuar rritje shumë të shpejtë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në të kundërt të vitit të shkuar. Normat e interesit për kreditë në euro kanë shfaqur rritje të shpejtë në muajt e fundit, në ndjekje të rritjes së normave referencë në tregun ndërkombëtar.

Konkretisht, norma e eurobor-it 12-mujor ka arritur në 4.0% në muajin qershor, nga 0.29% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.

Rritja e interesave ka qenë më e theksuar tek kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro) dhe ato të mesme (250 mijë deri në 1 milion euro).

Në krahasim me vitin e kaluar, interesi mesatar i kredive në euro për bizneset është rreth 1.3 pikë përqindje më i lartë.

Në tremujorin e dytë është bërë evidente edhe rritja e interesit të kredisë hipotekare në euro për individët. Ajo rezultoi 5.0%, me një rritje prej 1.4 pikë përqindje krahasuar me nivelin mesatar të tremujorit të parë të këtij viti dhe të vitit të kaluar.

Diferencat mes interesave të kredive në lekë dhe atyre të kredive në euro janë ngushtuar ndjeshëm, si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të këtyre të fundit.

Në të kundërt, norma mesatare e interesit të depozitave me afat në lekë ka mbetur e qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit, në 1.5%. E tillë është shfaqur edhe norma mesatare e interesit për depozitat me afat në euro, prej 0.8%.

Diferenca mes interesit në lekë dhe atij në euro për depozitat qëndron në nivelin 0.7 pikë përqindje prej tre tremujorësh, nga mesatarisht 0.5 pikë përqindje në vitet 2020-2021 dhe në gjysmën së parë të vitit 2022. /SCAN

LEXO EDHE: Kredia për prona vazhdon rritjen/ Mos u mjaftoni me sigurimin e pjesës së kredituar por siguroni shtëpinë tuaj në vlerën e saj të plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat