17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për prona vazhdon rritjen/ Mos u mjaftoni me sigurimin e pjesës...

Kredia për prona vazhdon rritjen/ Mos u mjaftoni me sigurimin e pjesës së kredituar por siguroni shtëpinë tuaj në vlerën e saj të plotë

Zgjerimi i vazhdueshëm i kredisë për blerje banesash ka kompensuar ngadalësimin e shpejtë të kredisë për konsum mes familjeve shqiptare.

Rritja e kredisë për individë ka vijuar të mbështet nga kredia hipotekare, e cila u rrit me 17.3% në tremujorin e parë në krahasim me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kredisë së individëve këtë tremujor ishte e gjitha për financimin për blerje banese, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e madhësisë së kredisë së kërkuar për financim në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave dhe nga ana tjetër lehtësimin e kushteve të kreditimit të bankave në reflektim të konkurrencës së shtuar për klientët me të ardhura të larta.

Sigurimi në vlerën e plotë të banesës suaj

Duke qenë se çmimet në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfide sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre.

Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.

Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vlerën reale të tij”.

Pse?

Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj. Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Çfarë duhet të bëjmë?

Blini policën e sigurimit me mbulim vlerën e plotë të banesës apo biznesit tuaj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja.

Kjo është e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme:

  • Polica e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
  • Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë?

Sipas ekspertëve të sizmiologjisë, Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.

Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësore për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Ndaj, të qënurit i siguruar në çdo kohë është zgjidhja më e mirë për çdo të papritur që mund të na godasë.

LEXO EDHEMë thjesht, më mirë dhe më lirë/ Ja hapat e blerjes online të Sigurimit të Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat