25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCEO i "SIGAL UNIQA Group Austria", Avni Ponari nderohet me çmimin “Grand...

CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni Ponari nderohet me çmimin “Grand Excellence 2023”

Bordi i “Albanian Excellence”  ka nderuar me çmimin  “Grand Excellence 2023”  themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.

Çmimi iu dorëzua z.Ponari gjatë një darke gala në Tiranë si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e  vyer që ka dhënë gjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit më të madh të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ju, si Drejtor i Përgjithshëm  SIGAL UNIQA Group Austria që prej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë  kompania lider dhe më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon.

Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e “Albanian Excellence”.

Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit.

Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.

Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve në botë.

Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:

  • “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë’.
  • Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA Group Austria.
  • Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”, nga “Finance Central Europe”:
  • 20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech
  • Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
  • Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oxfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’
  • Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit e Elbasanit, dhe “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat