14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBSH: Ndërtimi, sektori më i kredituar i ekonomisë për muajin shtator

BSH: Ndërtimi, sektori më i kredituar i ekonomisë për muajin shtator

Ndërtimi ishte sektori më i kredituar i ekonomisë shqiptare për muajin shtator.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për ndërtimin dhënë nga bankat tregtare arriti vlerën e 4.3 miliardë lekëve, niveli më i lartë që prej dhjetorit të vitit 2019.

Për herë të parë në të paktën pesë vitet e fundit, ndërtimi ka kaluar tregtinë në vlerat mujore të huamarrjes, duke u bërë sektori më i kredituar i ekonomisë shqiptare.

Gjatë këtij viti, tendenca e kreditimit të ndërtimit është në rritje të dukshme. Për nëntë muaj, ky sektor ka përfituar hua të reja në vlerën e 23.1 miliardë lekëve ose rreth 188 milionë eurove.

Krahasuar me një vit më parë, kredia e re për ndërtimin është rritur me 50%.

Edhe pesha specifike e këtij sektori në huadhënien e re është rritur ndjeshëm në 20.25%, nga 12.3% që ka qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fund të muajit shtator, portofoli total aktiv i kredisë për sektorin e ndërtimit arriti vlerën e 58 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13.7%.

Ndërtimi ka qenë një sektorët kryesorë që mbështetën rritjen e kredisë, derisa në fundin e dekadës së parë të viteve 2000. Nga ana tjetër, ky sektor rezultoi si një nga “përgjegjësit” kryesorë për rritjen e nivelit të kredive me problem të bankave, për shkak të shumë investimeve që rezultuan të gabuara ose të mbështetura në pritshmëri tejet optimiste.

Megjithatë, rritja e kredisë për ndërtimin nuk lidhet vetëm kreditë për ndërtime rezidenciale apo tregtare, por edhe me punimet inxhinierike. Në disa raste bankat kanë mbështetur në shuma të konsiderueshme projektet e partneritetit publik-privat, sidomos në infrastrukturën rrugore, shkruan revista “Monitor“.

Lexo edheSTATISTIKA- Aksidentet në vendin e punës/ Siguroni punonjësit tuaj dhe vijoni biznesin të qetë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat