9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPaketa e re fiskale, detajet e taksës 65 lekë/litër për karburantin e...

Paketa e re fiskale, detajet e taksës 65 lekë/litër për karburantin e mjeteve turistike

Në listën e ndryshimeve fiskale që marrin fuqi ligjore në fillim të vitit të ardhshëm, është edhe vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese që përdoret për qëllime turistike apo argëtuese.

Referuar relacionit, projektligji ka si qëllim dhe shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore.

Për këtë qëllim propozohet vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin (e cila përfshin, akcizën (37 lekë), taksë qarkullimi (27 lekë) dhe taksë karboni (1.5 lekë) që përdoret për furnizimin e tyre në këto zona.

 

1.Import në Republikën e Shqipërisë për të cilin paguhet  taksa  doganore, akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, TVSH dhe;

2.Rieksport, ku një pjesë të konsiderueshme e zë furnizimi i mjeteve lundruese për qëllime argëtimi, për të cilin niveli i taksimit është zero, rreth 18 mijë ton në vit.

Këto mjete lundruese, si p.sh jahtet furnizohen pa taksa,  pasi konsiderohen si furnizime qe ndodhin jashtë territorit të RSH., për pasojë dhe çmimi me të cilin, jahtet e blejnë karburantin është shumë i ulët. 

Aplikimi i taksës prej 65 lekë/litër sjell rritje të ardhurash në buxhet, duke qenë në të njëjtën kohë një taksë më e ulët se ajo e karburantit që importohet në kushte normale, për të cilin taksat në total janë rreth  90 lekë/litër taksa (TD+A+TQ+TK+TVSH).

Ky aplikim është në analogji dhe me direktivën e Këshillit Europian 2003/96/EC e 27 Tetorit 2003 “Ristrukturimi i kuadrit të Komunitetit për taksimin e produkteve të energjisë dhe të energjisë elektrike”.

Kjo, pasi sipas kësaj direktive janë të përjashtuara nga akciza lëndët djegëse për furnizimin e mjeteve lundruese përveç ‘mjeteve lundruese private të argëtimit’ edhe kur ky furnizim kryhet brenda ujërave të Komunitetit Europian” shkruhet në relacionin e nismës.

Duke qenë se parashikohet një furnizim i mjeteve lundruese për argëtim me karburant, mesatarisht në vlerën rreth 18 mijë ton në vit ose thënë ndryshe rreth 21 milion litra karburant në vit, atëherë nga vendosja e taksës në vlerën 65 lekë për litër parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me rreth +1.350 miliardë lekë në vit. /SCAN

Lexo edheSigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat