10.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBoll qëndruat në kafe/ Si të prioritizoni borxhet dhe të kurseni para...

Boll qëndruat në kafe/ Si të prioritizoni borxhet dhe të kurseni para në të 20-at tuaja

Në vitet e hershme drejt jetës së rritur, borxhet mund të mblidhen shumë shpejt. Duke filluar që nga kredia për universitet deri tek blerja e makinës së parë, ju do të kuptoni se shpenzimet tuaja po shtohen më shumë nga çka keni në llogarinë tuaj të kursimeve. Për këtë arsye, disa njerëz kthehen tek kartat e kreditit apo kreditë personale në të 20-at e tyre për t’i ndidhmuar ata me përballimin e shpenzimeve shtesë.

Likuidoni kartat e kreditit dhe kreditë

Kartat e kreditit apo kreditë mund të ndihmojnë me shpenzimet shtesë në të 20-at tuaja, por interesat që duhet të paguani për këto para grumbullohen shumë shpejt. Dhe, me shumë mundësi ju e dini që nëse nuk e paguani shumën e përdorur rregullisht çdo muaj, ju duhet të paguani interesa që do t’ju kushtojnë edhe më shumë. Më poshtë do të gjeni disa strategji që mund t’ju ndihmojnë me likuidimin e borxheve.

“Metoda e topit të dëborës”: Kjo metodë përdoret nëse keni balanca në karta të shumëfishta krediti. Kjo metodë kërkon që ju të zvogëloni pagesën minimale mujore në çdo kartë krediti, duke i dërguar paratë e mbetura nga të ardhurat tuaja drejt llogarisë me balancën më të vogël dhe përsëritjen e këtij procesi pasi është likuiduar balanca e vogël.

“Metoda e ortekut”: Kjo metodë rekomandohet nëse po synoni që të kruseni para nga pagesa e interesave. Këtu ju do të fokusoheni për të paguar atë llogari me normën më të lartë të interesit dhe përsëritejn e këtij procesi pas çdo likuidimi.

Gjithashtu, nëse do të merrni bonuese për perfrmancën tuaj në punë, do të ishte një ide e mirë që këto para shtesë t’i kaloni për likuidimin e kartave tuaja të kreditit.

Kurseni për pensionin

Po aq e rëndësishme sa prioritizimi i borxheve është kursimi për pensionin tuaj. Në fakt, të mos fillosh një fond pensioni mjaftueshëm herët, dhe të mos kesh mjaftueshëm para për pensionin, është një nga gabimet që duhet të shmangni në të 20-at tuaja. Kjo për arsyen sepse sa më parë që ju ta filloni diçka të tillë, aq më të gjata do të jenë interesat nga të ardhurat tuaja. Ju mund të kërkoni të shqyrtoni gjithashtu, përdorimin e kalkulatorit të pensioneve (siç ofrohet edhe nga Fondi i Pensioneve Vullnetare të SIGAL UNIQA më poshtë) që të shikoni në fillim nëse jeni aty ku duhet me objektivat tuaja të pensionit personal.

Nëse jeni prapa, por nuk jeni në gjendje që të ndani një shumë të mirë parash për planin tuaj të pensionit, shqyrtoni rritjen e kontributeve tuaja me 1% çdo vit, për të rritur ngadalë llogarinë e pensionit tuaj me kalimin e kohës. Gjithashtu, ju duhet të siguroheni që të përfitoni nga avantazhet e plota të opsioneve të një pensioni privat që mund të ofrojë vendi juaj i punës apo me një Fond Privat Pensioni. Diçka e tillë do t’ju vlejë për t’u siguruar që të mos jeni duke humbur ndonjë kontribut falas (që paguhet nga punëdhënësi juaj) për planin tuaj të pensionit.

Filloni një Fond Emergjencash

Kur ndodhin shpenzime të papritura, të kesh një Fond Emergjence është diçka mjaft e dobishme dhe kjo mund t’ju ndihmojë që të shmangni shpenzimet shtesë me kartën tuaj të kreditit. Përpara se të vendosni se sa shumë para do të vendosni tek ky fond, në fillim studioni karrierën dhe stilin tuaj të jetesës. A keni një punë të qëndrueshme apo punoni si konsulent/e? Nëse burimi i të ardhurave tuaja është i variueshëm, mund të jetë një ide e mirë që të kurseni pak më shumë krahasur me dikë që ka një shumë të garantuar të ardhurash çdo muaj. Përgjithsësisht, rekomandohet që të keni një Fond Emergjence ekuivalente me tre muaj shpenzime, por idealja do të ishte deri në gjashtë muaj nëse keni një familje apo një punë me të ardhura të larta. Përcaktimi i këtyre objektivave herët, do t’ju ndihmojë që të keni një kontroll më të mirë të situatës suaj financiare, jo vetëm sot, por edhe në pension.

Si mund t’ju vijë në ndihmë SIGAL UNIQA?

BASHKOHUNI, SIGUROHUNI dhe INVESTONI në PENSION PRIVAT me SIGAL UNIQA!

Dhe PËRFITONI:

  • PENSION PRIVAT SHTESË, krahas atij shtetëror
  • Deri 25% BONUS për SIGURIMET VULLNETARE të MAKINËS
  • 25% ulje në sigurimin e Pasurisë dhe Apartamentit
  • 50% bonus për fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Deri në 30% bonus për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet private të rrjetit mjekësor SIGAL UNIQA
  • 15% ulje në sigurimin Kasko të makinës

➡LLOGARIT ONLINE PENSIONIN PRIVAT duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

Lexo edhe: Pensionet thellojnë “borxhin”/ Eksperti: Të vendoset skema e detyrueshme e pensioneve private

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat