5.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie me 5% numri i studentëve në 2021/ Universitetet që humbën studentë...

Bie me 5% numri i studentëve në 2021/ Universitetet që humbën studentë dhe ato që fituan

Në vitin 2021, në auditorë ka rreth 124 mijë studentë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.

Ky është numri më i ulët i studentëve, të paktën që prej vitit 2017, kur raportohen të dhënat. Numri i tyre është 5% më pak se në 2020-n. Ndërsa në krahasim me vitin 2017, në banka ka 12% më pak studentë.

Tkurrja e numrit të studentëve reflekton tre dukuri kryesore. Së pari rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë. Së dyti, nivelin e lartë të emigracionit, sidomos tek të rinjtë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në periudhën 2019-2020, rreth 23% e aplikimeve totale për azil ishin nga grup mosha deri në 14 vjeç. Së treti, vitet e fundit, shumë studentë zgjedhin që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.

Arsimi publik vijon të tërheqë pjesën më të madhe të studentëve. Rreth 97.4 mijë të rinj ndjekin shkollën në një prej universiteteve publike, ose gati 79% e totalit. Megjithatë, numri i tyre ra me rreth 7.1% në 2021, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në universitetet private janë të regjistruar 26.4 mijë studentë. Ndryshe nga publiku, numri i tyre shënoi një rritje të lehtë me gati 4% këtë vit. Dekanët e universiteteve private pohojnë se këta të fundit kanë përfituar nga mbyllja që u shkaktua nga pandemia, për shkak se studentët nuk kanë arritur të ikin jashtë dhe për rrjedhojë kanë zgjedhur të regjistrohet në universitetet publike shqiptare.

Universitetet publike

Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga publiku, me 27% të totalit. Ky universitet pa një rënie me gati 8% të të regjistruarve në 2021, në raport me vitin e mëparshëm.

I dyti më i madh është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit në publik. Ky universitet është bërë i preferuar vitet e fundit, pasi pa rritjen më të lartë të regjistrimeve në 2021, me rreth 5%.

Përveç Durrësit, Fakulteti i Mjekësisë ishte i vetmi që shënoi rritje të regjistrimeve me 4%, duke arritur në gati 6,700 studentë.

Rënien më të madhe e kishte Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ku numri i të regjistruarve u tkurr me 40%, duke reflektuar dhe emigracionin e lartë të zonave të Veriut.

Më pak interes kishte dhe për Universitetin Bujqësor i Tiranës, që shënoi një rënie të regjistrimeve me gati 19%. Në Vlorë tkurrja ishte 9% dhe në Elbasan rreth 10% (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik).

Universitetet private

Më i madhi privat, sipas numrit të studentëve vijon të jetë “Albanian University”, me 15% të totalit, por që shënoi një rënie të lehtë të numrit të studentëve me 1%.

I dyti më i madh është “Universiteti Europian i Tiranës”, me 13.5% të totalit të studentëve në arsimin e lartë jo publik. Në 2021, numri i të regjistruarve në këtë universitet u rrit me 2%.

I treti renditet “Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë”, me 10% të totalit. Në këtë universitet numri i studentëve u rrit me 6.5% këtë vit.

“Epoka” është universiteti i katërt më i madh në vend, por që në 2021 pa rritjen më të lartë të të regjistruarve me 13%.

(shiko grafikun Studentë për çdo universitet në arsimin e lartë jo publik).

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat