14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBesimtarët bektashinj kremtojnë sot "Sulltan Novruzin", ditën e shpresës dhe të ringjalljes

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot “Sulltan Novruzin”, ditën e shpresës dhe të ringjalljes

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliu dhe sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Për këtë festë, poeti ynë Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”.

Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Në Shqipëri kjo festë filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi, në shekullin XIV.

Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës e festojnë këtë festë nga 21 marsi deri në 24 mars, sipas çdo vendi.

Gatimet për festën e Sulltan Novruzit

Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, që janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, ndërsa brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.

Pasi është pjekur, byreku ndahet dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes nga një pjesë. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet me fat dhe do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi.

Gjatë kësaj feste gatuhet përshesh me pulë ose mish qengji, qengji i pjekur, ndërsa sultiashi është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite sepse përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës, orizi që simbolizon drithërat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe, gjithashtu në disa raste gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra).

Sot, kjo ditë, përkon edhe me 31-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, event ku mori pjesë Nënë Tereza.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat