21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBëhuni pjesë e teknologjive më të reja/ Audiobooks.al, libraria digjitale që ecën...

Bëhuni pjesë e teknologjive më të reja/ Audiobooks.al, libraria digjitale që ecën në hapat e Inteligjencës Artificiale

SIGAL UNIQA Group Austria është e njohur jo vetëm si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, por edhe si kompania më novatore në fushën e zhvillimeve teknologjike.

Leximi është palestra e mendjes. Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Një prej këtyre projekteve është edhe AudioBooks, platforma e parë digjitale e librave audio në shqip.

Platforma ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe, kryesisht për fëmijët e shqiptarëve në Diasporë, të cilët e vuajnë shumë këtë pjesë.

“SIGAL AudioBooks” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes.

Por si lindi ky projekt?

“SIGAL Audiobooks” lindi si ide e një individi të njohur për publikun, e një biznesmeni shumë të sukseshëm e njëkohësisht një person që jep nje kontribut të madh në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës sociale e kulturore të qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet projekteve të ndryshme në ndihmë të komunitetit.

Ai është z. Avni Ponari, që gjerësisht njihet si themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

“SIGAL AudioBooks, Librarinë kudo dhe kurdo me vete”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat