18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetArkitektët dhe inxhinierët do t’i nënshtrohen testit të njohurive

Arkitektët dhe inxhinierët do t’i nënshtrohen testit të njohurive

Qeveria ka vendosur që të organizojë profesione të tilla si arkitektët dhe inxhinierët në formën e urdhrave profesionale në dy draft ligje të veçantë të cilët përcaktojnë ndër të tjera kush preket, kushtet që duhet të plotësojnë, strukturat që ngrihen.

Si përsa i përket arkitektëve ashtu edhe inxhinierëve dy draft ligjet përcaktojë se do të lihet afat një vit si formë tranzicioni deri në organizimin e të gjithë strukturave.

Në krye të drafteve sa i takon fushës së zbatimit thuhet se “të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të inxhinierit dhe arkitektit e gëzon çdo person i cili duhet të ketë mbaruar programin përkatës të studimit në një institucion të arsimit të lartë vërtetuar me:

a) Dokumentin përkatës të lëshuar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me ligjin e arsimit të lartë;

b) Dokumentin përkatës të lëshuar në një vend të huaj dhe të njohur në Republikën e Shqipërisë në përputhje me ligjin e arsimit të lartë dhe/ose marrëveshjet ndërkombëtare pranuara nga Republika e Shqipërisë”.

Për secilin prej tyren përcaktohet se ushtrimi i profesionit bëhet në përputhje me një sërë parimesh që nisin nga njohja e legjislacionit të fushës e deri tek aplikimi i tarifave për shërbime profesionale që miratohen me vendim nga qeveria.

Si inxhinierëve dhe arkitektëve u duhet që të marrin gjatë gjithë kohësh njohuri të rifreskuara mbi profesionin e tyre duke pasur si element vlerësues kreditet ndërkohë që profesionistët për mos plotësimin e krediteve brenda afatit të përcaktuar në Rregullore i nënshtrohen testit të kontrollit të njohurive të përditësuara, organizuar nga Këshilli Drejtues i UPI-t.

Profesionistët që nuk mbrojnë titullin sipas përcaktimeve të këtij neni i nënshtrohen penaliteteve të përcaktuara në Rregullore”, thuhet në draftligj.

Si për Urdhrin Profesional të Inxhinierëve ashtu edhe për atë të Arkitektëve përcaktohet se do të ngrihen një sërë organesh të tilla si Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues ndërkohë që burimet e financimit të urdhrave do të vijnë nga kuotizacioni i anëtarëve, donacione të ndryshme, dhe të ardhura të tjera të deklaruara dhe të ligjshme, të cilat nuk përbëjnë konflikt interesi apo financime nga projektet në të cilat Urdhri merr pjesë.

Lexo edheShtohen fatalitetet në vendin e punës, sektorët më të prekur. Ç’ofron Sigurimi nga Aksidentet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat